Home Edukim Sa janë të sigurta objektet në Kosovë? – flet eksperti i strukturave...

Sa janë të sigurta objektet në Kosovë? – flet eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta

24 views
0
SHARE

Eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta, Besian Sinani, ka folur rreth gjendjes në të cilën gjendet Kosova sa i përket sigurisë së objekteve.

”Në Kosovë e kemi një gjendje pak më të mirë. Duhet të ketë një proces të investigimit për të parë nëse është realizuar në bazë të asaj që kërkohet”.

Shumica e objekteve në Kosovë, sidomos në Prishtinë që është dendësia më e madhe nuk kanë një panel teknik. Duhet të bëhet një simulim i tërë këtij procesi e në fund të ketë një certifikatë, që ajo të dëshmojë për shëndetin e secilit objekt”.

”Ne duhet të kemi një investigim e ai duhet të merret nga proceset, që janë organizime cilësore – pra duhet të ketë një organizatë të shtetit. Në kuadër të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është një departament. Duhet qenë të përgatitur profesionalisht për këto objekte. Sepse ka lloj lloj objektesh. Shumicën e rasteve në Prishtinë ndërtesat e kanë kthyer ndryshe sistemin strukturor”.

Ai në Sytë 7 të Klan Kosovës, tha që në të tilla raste për të pasur objekte më të shëndetshme për të banuar, duhet të bëhen investigime më të thella.

”Në këto raste ne duhet të bëjmë një organ që mund të jetë shtetëror që kish me bë një investigim nga objektet e paraluftës dhe të lëshojë çertifikatë, që ky – ky objekt mund të qëndrojë, në të kundërtën x objekti duhet të shkatërrohet. Po flas për ndërtesat e pasluftës, nuk janë trajtuar me kujdes”.

”Ne duhet të bëjmë këtë organizim,  duhet ta bëjmë legjislacionin dhe një organizatë që e kish përcjellë shëndetin e objekteve. Janë ndërtesat e rëndësisë të veçantë për tu siguruar ndaj intezitetit  shumë të madh sizmik. Ndërtesat nuk kanë një investigim të thellë sepse secili objekt duhet të ketë një evidencë të thellë”.

http://mesazhi.com/sa-jane-te-sigurta-objektet-ne-kosove-flet-eksperti-i-strukturave-te-ndertimeve-te-larta/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here