Home Edukim Rusia e “shqetësuar” për mocionin e Turqisë për Libinë

Rusia e “shqetësuar” për mocionin e Turqisë për Libinë

13 views
0
SHARE

Sipas kreut të Komitetit në Duma për Çështjet Ndërkombëtare, Leonid Slutsky, Rusia është e shqetësuar për mocionin e miratuar nga parlamenti i Turqisë që autorizon qeverinë turke të dërgojë trupa në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Slutsky u tha gazetarëve se ndërhyrja ushtarake nuk është mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën në Libi.

Duke theksuar se Rusia gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje diplomatike, Slutsky tha se kërkimi për një zgjidhje paqësore të krizës në Libi duhet të vazhdojë përmes përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar.

Parlamenti i Turqisë dje ratifikoi mocionin me të cilin autorizon qeverinë për dërgimin e trupave në Libi.

Gjithsej 509 deputetë morën pjesë në votimin në parlamentin me 600 vende, prej të cilëve 325 deputetë votuan në favor të mocionit, ndërsa 184 ishin kundër.

Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbështetën mocionin, ndërsa partitë opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Demokratike e Popujve (HDP) dhe Partia IYI votuan kundër këtij akti.

Më 27 nëntor, Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë, që gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Ankarasë, nënshkroi marrëveshje të ndara me Turqinë për bashkëpunim ushtarak dhe për kufijtë detarë në Mesdheun Lindor.

Që nga rrëzimi i udhëheqësit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore të mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tjetra GNA me qendër në Tripoli, që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

http://mesazhi.com/rusia-e-shqetesuar-per-mocionin-e-turqise-per-libine/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here