Home Edukim Rusia dhe Kina vendosin veto ndaj ndihmave ndërkufitare në Siri

Rusia dhe Kina vendosin veto ndaj ndihmave ndërkufitare në Siri

18 views
0
SHARE

Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj zgjatjes së vendimit të Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së të vitit 2014 që parasheh ndihma ndërkufitare në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimin i cili duhej të zgjatej deri në fund të vitit, pas negociatave të gjata të Gjermanisë, Belgjikës dhe Kuvjatit me Rusinë, u vendos në votim në KS-OKB.

Rusia kërkonte që të zvogëlohen pikat kufitare prej ku dërgohen ndihmat, nuk arriti të bindet përkundër ofertave të ndryshme dhe bashkë me Kinën vendosën veton ndaj vazhdimit të këtij vendimi.

Për arsye se vendimi i KS-OKB-së nuk u arrit të zgjatet, në rast se nuk merren masa deri më 10 janar 2020, katër pika kufitare prej të cilëve dy në Turqi, do të mbyllen për ndihma humanitare në Siri.

Në kuadër të vendimit aktual që nga viti 2014 ndihmat humanitare dërgoheshin nga pika kufitare er-Remse mes Sirisë dhe Jordanisë, Al-Yarubiyye mes Irakut dhe Sirisë, si dhe nga Babusselam dhe Babulhava mes Turqisë dhe Sirisë.

Shtetet tjera anëtare të këshillit që dëshironin të bindin Rusinë, propozuan që pika kufitare er-Remse të mbyllet ndërsa ndihmat humanitare të vazhdojnë nga kalimet tjera dhe vendimi të zgjatet për 1 vit. Rusia dhe Kina nuk e pranuan këtë propozim.

Ndërkohë, Rusia kërkoi që kalimet kufitare në Jordani dhe Irak të mbyllen, ndërsa ndihmat të zhvillohen nga ato me Turqinë dhe të zgjatet për 6 muaj.

Por edhe projekt-rezoluta e Rusisë nuk u pranua pasi nuk arriti 9 votat e nevojshme.

Që të kalojë një projekt-rezolutë në KS-OKB, të paktën 9 nga 15 anëtarët duhet të votojnë në favor dhe anëtarët e përkohshëm SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, të mos të vendosin veto.

http://mesazhi.com/rusia-dhe-kina-vendosin-veto-ndaj-ndihmave-nderkufitare-ne-siri/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here