Home Këshilla Rrushi, përmendet 11 herë në Kur’an

Rrushi, përmendet 11 herë në Kur’an

0 views
0
SHARE

Rrushi, përmendet 11 herë në Kur’an  “është Ai që lëshon ujë nga qielli nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshterrushi, ulliri dhe shege….” (En’âm, 99). Ja disa nga ajetet ku përmendet rrushi në Kur’an: Bekare, 266; Ra’d, 4; Kehf, 32; Jâsîn, 34; Nahl, 11, 67; Isrâ, 91; Mu’minûn, 19; Nebe’, 32; Abese, 28.

Frutin e rrushit mund ta përdorim që nga filizat e njomë, e deri në trajtën e fundit. Në fillim çelin filizat e parë jeshilë, të cilët kanë një shije të hidhur, me këta mund të bëhet edhe gjellë. Më pas çelin kokrrat e para të cilat janë të dobishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë. Nga këto kokrra mund të përgatiten shurupe të nevojshme për të sëmurët me tëmth. Kur piqet plotësisht rrushi është shumë i ëmbël. Rrushi edhe mund të thahet dhe të mblidhet duke përftuar kështu ushqimet më të ëmbla. Nga rrushi mund të bëhet pistil, pekmez, uthull, etj.

Edhe fara e rrushit është e dobishme. Sipas analizave të zhvilluara nga mjekët fara e rrushit është shumë e dobishme për personat me stomak të dobët. Mjekët gjithashtu pohojnë se fara e rrushit mund të konsumohet pasi të jetë tharë dhe shtypur në trajtë pluhuri. Nuk është thënë kot që rrushi është mbreti i frutave.[21]

Rrushi është një produkt i fortë me shumë dobi mjekësore. Krahas kësaj ai pastron urinën dhe është një burim i madh energjie. Ashtu siç është benzina apo nafta burimi kryesor në lëvizjen e makinës, ashtu edhe energjia është kryesore në lëvizjen e njeriut. Rrushi është një frut me shumë kalori prandaj konsumimi i tij ia shton energjitë njeriut dhe e mban gjithnjë vital. Ndikon në shtimin e fuqisë fizike dhe mendore. Luan një rol të rëndësishëm në shtimin e gjakut dhe uljen e tensionit të lartë. Është i dobishëm në shërimin e ulçerës së stomakut, gastritit, sëmundjeve të mëlçisë së zezë, sëmundjeve të shpretkës, reumatizmës. Ushtron efekt pozitiv në heqjen e kapsllëkut dhe pastrimin e gjakut. Ndihmon në heqjen e të përzierave tek shtatzënat, pastron lëkurën dhe ndihmon në rënien e gurëve në veshka.[22]

Rrushi përmban vitaminën C. Kjo vitaminë konsiderohet si guri themelor i një ndërtese. Në mungesë të vitaminës C shfaqen gjakderdhje të lehta në kyçe. Krahas kësaj vihet re zbehje e lëkurës dhe nervozizëm. Një lëndë tjetër e cila ndikon në mbajtjen në formë të trupit është vitamina A. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në heqjen e nervozizmit, krahas kësaj edhe vitaminat B1 dhe B6, kalciumi dhe fosfori ndikojnë pozitivisht në këtë pikë. Tek personi i cili konsumon rrushin nuk do të vihen re zbehje të lëkurës, me ndihmën e vitaminë C nuk do të gjenden vatra gjakderdhjeje dhe me ndihmën e vitaminës A dhe C nuk do të gjenden sëmundje mikroskopike dhe pasoja të shkaktuara nga ato në trup.[23]

 

SHARE
Previous articleUlliri përmendet gjashtë herë në Kur’an
Next articleQershia përmendet një herë në Kur’an
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here