Home Edukim Rrëzohet avioni me 100 persona në bord, 9 të vdekur deri tani

Rrëzohet avioni me 100 persona në bord, 9 të vdekur deri tani

14 views
0
SHARE

Një aeroplan me 100 njerëz në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë të paktën nëntë njerëz, thonë zyrtarët.

Ata thonë se avioni i Bek Air u rrëzua shumë pak kohë pasi u nis nga aeroporti Almaty të Premten në orët e para të mëngjesit sipas orës lokale. Shkaku i rrëzimit nuk dihet akoma.

Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes tha që kishte mjegull të rëndë në zonë. Zyrtarët njoftojnë se nga aksidenti ka të mbijetuar.

Avioni ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin e vendit Nur-Sultan. 

Në avion kishte 95 pasagjerë dhe 5 persona nga ekuipazhi./tch

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/rrezohet-avioni-me-100-persona-ne-bord-9-te-vdekur-deri-tani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here