Është rritur bilanci i viktimave të rrëzimit të avionit në Kazakistan. Së fundmi sipas zyrtarëve numri i të vdekurve ka shkuar në 15.
60 persona përfshirë dhe fëmijë janë të lënduar, të cilët janë dërguar në spital.
Avioni ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin e vendit Nur-Sultan. Në avion kishte 95 pasagjerë dhe 5 persona nga ekuipazhi.
Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.
http://mesazhi.com/rrezimi-i-avionit-rritet-bilanci-shkon-ne-15-numri-i-viktimave-pamjet/