Home Edukim Rinia e Kosovës në shënjestër të spitaleve gjermane

Rinia e Kosovës në shënjestër të spitaleve gjermane

15 views
0
SHARE

“Kosova e varfër është para së gjithash me një gjë e pasur: Me rininë. Askund tjetër në Evropë raportet nuk janë kaq të përmbysura në këtë pikë sa në Kosovë”.

Ka vite që kushtet në spitale dhe shtëpi të pleqve bë Gjermani ngjajnë me një situatë të vërtetë emergjente. Në spitale janë detyruar t`i bëjnë bashkë nga disa stacione (reparte) në mënyrë që puna në përgjithësi, megjithatë të mund të realizohet, shkruan Nordhessen Journal.

Natën ndodh jo rrallë që infermieret kujdestare të jenë përgjegjëse për disa stacione njëkohësisht, transmeton albinfo.ch. Sigurimi i personelit të duhur të infermierisë është një detyrë e mundimshme.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit demografik, problemi në fjalë, gjatë viteve në vazhdim vetëm sa do të bëhet më i madh.

Në këto kushte të gjendjes emergjente, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Familjes dhe Ministria e Punës, në korrik të vitit 2018 patën filluar një veprim të bashkërenduar lidhur me infermierinë.

Më në fund edhe politikanët federalë të Gjermanisë kanë filluar të lëvizin.

Një delegacion i Bundestagut para pak javësh pati udhëtuar për në Kosovë, që të informohet në terren. Edhe ministri federal Jens Spahn pati negociuar një marrëveshje me ministrin përgjegjës.

Kosova e varfër është para së gjithash me një gjë e pasur: Me rininë. Askund tjetër në Evropë raportet nuk janë kaq të përmbysura në këtë pikë sa në Kosovë, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Tregu i punës atje nuk mund të bëjë vend për numrin kaq të madh të të rinjve. Për këtë arsye shume nga ta kanë kuptuar se çfarë drejtimi duhet të marrin për t`u bërë pjesë e mirëqenies së përgjithshme. Pra, drejt infermierisë.

“Ne kemi vizituar Kosovën dhe jemi informuar rreth kësaj. Ne do të provojmë që përpjekjet enorme të këtij vendi t`i dokumentojmë përmes kësaj kronike”, thuhet në fund të artikullit.

Në kronikën në fjalë jepet një pamje reale e gjendjes aktuale në Kosovë, e cila ka shtyrë mijëra të rinj që shpëtimin ta kërkojnë në drejtim të Gjermanisë.

Aty bëhet fjalë për kurset e gjermanishtes dhe ato të aftësimit për infermieri, të cilat ndiqen me të madhe nga të rinjtë e Kosovës, me qëllimin e vetëm, për tu punësuar në Gjermani. Po ashtu kronika prezanton pamje të rënda të pritjes së qindra të rinjve para portave të Ambasadës së Gjermanisë për një vizë, shkruan albinfo.ch.

“Nga të gjithë popujt e Ballkanit, kosovarët janë më të lidhurit me Gjermaninë dhe vendet tjera gjermanishtfolëse. Rreth 700 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, thuhet në kronikë.

Ndërsa Ndërsa bashkautori i kronikës, Hysen Hundozi thotë për albinfo.ch:

“Kjo është një kronikë televizive që e kam realizuar së bashku me gazetarin  Christian Bueltemann. I publikuar në portalin zyrtar të gazetës gjermane Nordhessen Journal, ky reportazh trajton problemin aktual në Gjermani rreth mungesës së stafit shëndetësor atje si  dhe përpjekjet që po bëhen në Kosovë për aftësimin profesional me qëllim të depërtimit dhe integrimit në tregun gjerman të punës”.

http://mesazhi.com/rinia-e-kosoves-ne-shenjester-te-spitaleve-gjermane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here