Home Edukim Rikthehen reshjet e borës, këto janë temperaturat

Rikthehen reshjet e borës, këto janë temperaturat

11 views
0
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore.

Por përkundër që IHK nuk paralajmëroi borë në vende të ulëta, reshjet e borës në Prishtinë kanë filluar qysh në mëngjes.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ngadrejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/rikthehen-reshjet-e-bores-keto-jane-temperaturat/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here