Home Edukim Rezultat dëshpërues, Kosova ndër shtetet e fundit në testin PISA

Rezultat dëshpërues, Kosova ndër shtetet e fundit në testin PISA

4 views
0
SHARE

Janë publikuar rezultatet e testit PISA për vitin 2018.

Në këtë rezultat Kosova nuk ka shënuar përmirësim të madh.

Tri vite pas testimit të parë, PISA e ka ranguar Kosovën të katërtën nga fundi në listën mes 79 vendeve të botës. Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Nga secili shtet që merr pjesë në PISA përzgjidhet një moster reprezentative e nxënësve 15-vjeçarë që t’i nënshtrohen testit. Prandaj, konsiderohet se rezultatet reflektojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit dhe mundësojnë krahasimin në mes të shteteve. Kjo matje bëhet në tri disiplina: lexim, matematikë dhe shkenca të natyrës. Në secilin cikël të PISA-s, një nga fushat është në fokusin kryesor të vlerësimit, pra është “fusha kryesore”.

Vendi ynë ka marrë pjesë në këtë test dy herë, derisa edhe në vitin 2015 ishte renditur e treta për nga fundi i tabelës.

Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

PISA u organizua për herë të parë në vitin 2000 ku morën pjesë 43 shtete, ndërsa në vitin 2018 u mbajt cikli i shtatë i këtij testi, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 80 shtete.

KËU mund ta shihni të plotë dokumentin e rezultateve.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/rezultat-deshperues-kosova-nder-shtetet-e-fundit-ne-testin-pisa/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here