Home Edukim Reshjet e borës, policia bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Reshjet e borës, policia bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

21 views
0
SHARE

Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes tek të gjithë ngasësit, pasi sipas tyre reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësisht prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaçërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent”.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/reshjet-e-bores-policia-ben-apel-per-kujdes-te-shtuar-gjate-ngasjes/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here