Home Business Qumeshti i devese dhe urina e tyre,ilaç ?

Qumeshti i devese dhe urina e tyre,ilaç ?

20
0
SHARE
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!” [El Gashije, 17].

Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se një delegacion nga fisi Ukkel erdhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i dhanë besën për pranimin e Islamit. Por ata nuk ju përshtatën ushqimeve të tokës (së Medines), kështu që u sëmurën dhe iu ankuan për këtë gjë të Dërguarit të Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynë, që të pini nga qumështi i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanë: “Po”, dhe shkuan, pinë nga qumështi dhe urina e deveve, u shëruan dhe vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, dhe morën tufën e deveve… [Buhariu dhe Muslimi]. Kur Pejgamberi e mori vesh këtë gjë, dërgoi që të kërkonin për ta, dhe pasi i gjetën u dha dënimin e merituar. Në një transmetim tjetër nga Enesi (radiallahu anhu) thuhet se këtyre iu fry barku, pra kishin sëmundjen e hidropizisë. Ibën el Arabi thotë se sëmundja e tyre ka qenë sëmundje epidemike, kurse dikush tjetër thotë se ka qenë sëmundje që prek organet e brendshme të barkut.

Qumështi i devesë konsiderohet ushqimi bazë i beduinëve të shkretëtirës, të cilin e konsiderojnë qumështin më të mirë që ekziston. Qumështi i devesë ndryshon për nga dobitë dhe përbërja e tij në varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë. Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjet e tyre.

Përmbajtja e qumështit të devesë:

Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur. Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C.

Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut).

Një studim tjetër i bërë nga organizata “Zaid” për kërkimet bimore dhe mjekësinë popullore, në Abu Dhabi, arriti në përfundimin se ekziston mundësia për prodhimin e një antibiotiku nga qumështi i devesë, i cili ka mundësi të shërojë sëmundje të tilla si plasja, sida, infeksioni i mëlçisë (hepatitis) dhe tuberkulozi.

Qumështi i devesë ka veti parandaluese të llojeve të ndryshme të kanncerit, për shkak se ai pengon formimin e lëndëve të quajtura Alentrosaminac, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancereve. Po kështu, qumështi i devesë mund të konsiderohet si lëndë antiokside, gjë e cila ndihmon në mbrojtjen e indeve të ndryshme të organizmit nga vdekja, dhe kjo pakëson mundësinë e prekjes së njeriut nga llojet e ndryshme të kancerit.

Deveja zotëron një sistem imun të mrekullueshëm dhe të ndryshëm nga ai i njeriut dhe i kafshëve të tjera, pasi që ai përbëhet nga një fushë e vetme imune, vargu i rëndë dhe nuk e ka vargun e lehtë. Vargu i rëndë imun përmban një forcë lidhëse dhe harmonizuese të rrallë, e cila i bën ballë të gjitha llojeve të sëmundjeve, si dhe ka mundësinë e harmonizimit dhe barazimit të shumë prej gjallesave mikroskopike sëmundjeprurëse dhe vrasjes dhe asgjësimit të tyre. Ky varg i rëndë imun ka fuqinë që të asgjësojë indet dhe helmet e huaja në trupin e kafshës, me vetitë që i ka dhënë Zoti i fuqishëm.

Sëmundjet, në trajtimin e të cilave ndihmon qumështi i devesë:

Qumështi i devesë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve, si: hidropizia, verdhëza, problemet e shpretkës, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet në funksionet e mëlçisë, diabeti (është zbuluar se qumështi i devesë ka vetinë e prodhimit të hormonit insulinë dhe pakëson përqindjen e kolesterolit në trup, gjë e cila ndalon arteriosklerozën dhe goditjen e njeriut nga sëmundjet e ndryshme të zemrës), rrufa, bronkiti, shto këtu edhe ulçërën e stomakut, kancerin dhe sëmundjet e mëlçisë dhe inflamacionet e saj (hepatitin). Qumështi i devesë ndihmon gjithashtu në uljen e peshës për shkak të përmbajtjes së tij të pakët të energjisë dhe yndyrës, dhe njëkohësisht ai forcon trupin dhe shikimin.

Nisur nga fakti se qumështi i devesë tretet dhe thithet shumë shpejt nga trupi i njeriut, me suksesin që na ka dhuruar Allahu, ne kemi bërë të mundur harmonizimin e kurave bimore me qumështin e devesë, për të gjitha sëmundjet e përmendura më sipër, dhe rezultatet kanë qenë të mrekullueshme, dhe kjo është nga mirësia e Allahut dhe bujaria e Tij, ndaj edhe ne vetëm Atë falënderojmë, sepse vetëm Ai i meriton të gjitha lëvdatat dhe falënderimet, i Lartëmadhëruari, Madhështori.

Burimet:

1. Kapitulli “Mjekësia dhe farmaceutika”, nga vëll. 11, i Enciklopedisë kulturore popullore, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Përgatitur nga Dr. Xhabir Salim Musa el Kahtani dhe grupi i tij.
2. Libri: “Devetë tek Shiraratët”, i Sulejman el Afnas esh Shirari, Botimi i parë, 1412 H.
3. Gazeta “Er Riyad”, Dt. 5/2/1425 H – 2004.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here