Home Edukim Qeveria e Serbisë reagon për sulmin në Cërnicë të Gjilanit

Qeveria e Serbisë reagon për sulmin në Cërnicë të Gjilanit

20 views
0
SHARE

Qeveria serbe ka reaguar nga sulmi ndaj një serbi, që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Ndonëse kanë reaguar autoritetet kosovare, Zyra e ashtuquajtur për Kosovën e quan këtë sulm dëshmi për rrezikun e serbëve në Kosovë.

Zyra për Kosovën ka kërkuar që të zbardhen urgjentisht motivet e sulmit ndaj Stanisha Jovanoviqit, të dënohet sulmuesi dhe të garantohet siguria fizike për banorët e Cërnicës.

‘Sulmi ndaj Stanisha Jovanoviqit, i cili u lëndua rëndë me thikë, tregon se për serbët në Kosovë nuk ka qetësi, andaj janë të dënuar që të jetojnë në frikë”, shkruan në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Sulmin ndaj serbit e ka dënuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/qeveria-e-serbise-reagon-per-sulmin-ne-cernice-te-gjilanit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here