Home Këshilla Qershia përmendet një herë në Kur’an

Qershia përmendet një herë në Kur’an

0 views
0
SHARE

Qershia përmendet një herë në Kur’an: “E njerëzit e së djathtës, sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba, bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës dhe mes frutave të llojllojshme të cilat kurrë nuk sosen as nuk janë të ndaluara.” (Vâkia, 28-33).[26]

Njeriu mund të shfrytëzojë qershinë, bishtat e saj, lulet dhe lëvoret e trungut. Fruti zakonisht konsumohet si ushqim, ashtu siç është ndërsa pjesët tjera konsumohen në trajtë ilaçi  pasi të jenë tharë. Bishtat e qershive nuk duhen hedhur, por duhet të thahen dhe të ruhen në një qese. Kur përdoren në trajtë çaji këta bishta ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat. Tek qershia gjendet sheqeri, acidi i limonit dhe vitaminat A dhe C, ndërsa tek bishtat dhe trungu i saj gjendet tanin dhe kripërat potasium. Është një frut shumë i shijshëm dhe në të njëjtën kohë ndihmon në pastrimin e veshkave nga lëndët e dëmshme.[27] Ndihmon në pastrimin e gjakut dhe është shumë e dobishme në kurimin e reumatizmës, ashpërsisë së enëve të gjakut dhe gëlqerosjes së kyçeve. Ndihmon në minimizimin e fryrjes së mëlçisë së zezë, ekuilibrimin e gjëndrës së tëmthit, forcimin e fijeve nervore, rritjen e imunitetit të trupit, parandalimin e puçrrave dhe heqjen e etjes.

Lëvoret e trungut ndikojnë në uljen e temperaturës dhe në heqjen e diarresë. Lulet e saj janë efektive në heqjen e kollës.[28]

SHARE
Previous articleRrushi, përmendet 11 herë në Kur’an
Next articleBanania plotëson të gjitha nevojat e trupit
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here