Home Edukim Putin bën luftë për pushtet, njofton ndryshim kushtetute për ta vazhduar qeverisjen

Putin bën luftë për pushtet, njofton ndryshim kushtetute për ta vazhduar qeverisjen

15 views
0
SHARE

Edhe pse Vladimir Putin qëndron në pushtet në Rusi prej 20 vitesh, duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Presidenti rus la të kuptohej se mund të ndryshonte rregullat e lojës për të zgjatur mandatin si President, i cili përfundon në vitin 2024. Sipas Kushtetutës së Federatës Ruse ai nuk ka më të drejtë të kandidojë, pasi ka kryer dy mandate rresht.

“Kushtetuta është një mjet jetese që duhet të korrespondojë me nivelin e zhvillimit të një shoqërie. Gjithçka mund të ndryshohet, në një mënyrë ose një tjetër. Por kjo duhet bërë vetëm pas përgatitjeve të mira dhe diskutimit të gjerë në shoqëri, me shumë kujdes”, tha 67-vjeçari.

Kujtojmë se Putin u bë president për herë të parë në vitin 2000. Pas dy mandateve 4-vjeçare bëri një rokadë me Dimitri Medvedev dhe pasi ndryshoi Kushtetutën duke e bërë mandatin e Presidentit 6-vjeçar, ky i fundit u tërhoq nga gara dhe në vitin 2012 Putin u rikthye në pushtet si President.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/putin-ben-lufte-per-pushtet-njofton-ndryshim-kushtetute-per-ta-vazhduar-qeverisjen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here