Home Edukim Prokuroria mësyn bashkinë e Durrësit: Bllokohen lejet e ndërtimit për 10 vitet...

Prokuroria mësyn bashkinë e Durrësit: Bllokohen lejet e ndërtimit për 10 vitet e fundit

14 views
0
SHARE

Prokuroria e Durrësit ka vendosur bllokimin e lejeve të ndërtimit për 10 vitet e fundit.

Prokuroria e Durrësit dhe Tiranës lajmëroi dje nisjen e hetimeve për pasojat e shkaktuara nga tërmeti, ku mbetën viktimë 51 persona.

Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, si dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/prokuroria-mesyn-bashkine-e-durresit-bllokohen-lejet-e-ndertimit-per-10-vitet-e-fundit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here