Home Edukim Prokuroria mbledh provat, gati arrestimet e para pas tërmetit

Prokuroria mbledh provat, gati arrestimet e para pas tërmetit

24 views
0
SHARE

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë ka lënë pasoja të mëdha.

52 të vdekur dhe 1 mijë të lënduar është bilanci i ngjarjes tragjike.

Por gjithë kjo duket se nuk do të kalojë pa pasoja dhe pa u dënuar ata që kanë lëshuar lejet e ndërtimit në qytetin e Durrësit.

Prokuroria ka mbledhur tashmë prova në çdo pallat të dëmtuar për shkak të tërmetit, gjë e cila do të bëjë që shumë shpejt personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.

Në lidhje me këtë, pritet që në ditët në vijim të bëhen arrestimet e para për shkelësit pasi shkeljet duket të jenë të mëdha.

Prokuroria e Durrësit kishte nisur që më datë 29 nëntor çështjen penale për tërmetin nga i cili janë shembur disa ndërtesa duke shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në këtë qytet raporton Abc News.

Dyshojnë se shkak për shembjen e godinave janë bërë ndërtimet pa leje, por edhe moskryerja e detyres nga inxhinierët zbatues si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/prokuroria-mbledh-provat-gati-arrestimet-e-para-pas-termetit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here