Home Edukim Prokuroria e Parisit nis hetime për shkak të dhunës policore në protesta

Prokuroria e Parisit nis hetime për shkak të dhunës policore në protesta

26 views
0
SHARE

Prokuroria e Parisit ka njoftuar fillimin e një hetimi lidhur me pretendimet për përdorimin e dhunës policore gjatë protestave kundër refomave të pensioneve, në të cilën krahas fotoreporterit të AA-së në Paris, Mustafa Yalçın u plagosën edhe 3 persona tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin francez, Prokuroria e Parisit ka nisur hetimin në lidhje me pretendimin se policia ka përdorur dhunë gjatë protestave në bulevardin “Magenta” ku u plagosën Yalçın me dy gazetarë dhe një protestues.

Ndër të tjera bëhet e ditur se ky hetim do të zhvillohet nga Njësia Kombëtare Hetimore e Policisë (IGPN).

Lidhur me protestuesin e plagosur thuhet se ai është rrahur nga dy policë derisa ishte i shtrirë në tokë.

– Plagosja e Yalçın-it

Fotoreporteri Yalçın po ndiqte nga afër protestën në Paris kundër reformës së pensioneve të përgatitur nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron. Ai u plagos në sy pasi një send shpoi maskën e tij në momentin kur ai po përpiqej të shkrepte fotografi nga ngjarja ku protestuesit i vunë zjarrin një dere në bulevardin Magenta në afërsi të sheshit “Republika”.

Në gjendje të përgjakur me xhamin e thyer të maskës, Yalçın fillimisht u trajtua nga ekipet shëndetësore në vendngjarje ndërsa më pas nga mjekët në ambulancë.

Pas ndërhyrjes në vendngjarje ai u dërgua në spitalin Cochin në Paris ku kaloi një operacion që zgjati rreth 6 orë.

Mendohej se sendi që goditi Yalçın-in në sy ishte një bombole gazi e përdorur nga policia. Por, sipas jetëshpëtuesit francez Ronan Pacs që bëri ndërhyrjen e parë mjekësore ndaj tij, sendi që ka shkaktuar plagosjen e fotoreporterit të AA-së ishte një granatë plastike e policisë franceze.

Mes policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve ndodhën përleshje gjatë protestave që nisën ditë më parë në Paris dhe në gjithë Francën kundër reformës së pensioneve.

Pasi protestuesit shkaktuan dëmtime në ambientet përreth dhe i vunë zjarrin disa automjeteve, policia ndërhyri ndaj tyre, ku krahas Yalçın-it plagosi dy gazetarë të tjerë dhe një protestues.

http://mesazhi.com/prokuroria-e-parisit-nis-hetime-per-shkak-te-dhunes-policore-ne-protesta/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here