Home Edukim Presidentja e Kroacisë: Korrupsioni fillon që në bankat e shkollës

Presidentja e Kroacisë: Korrupsioni fillon që në bankat e shkollës

32 views
0
SHARE

Korrupsioni është i ndërfutur në shoqërinë kroate dhe ajo fillon që në shkollë tek nxënësit që kopjojnë.

Gjatë një konference për shtyp në Zagreb të presidentes në largim, Kolinda Grabar-Kitarović deklaroi se korrupsioni fillon që tek fëmijët.

“Këtu fillon korrupsioni. Ata mundohen të gjejnë mënyra që t’ja hedhin sistemit. Ata që kopjojnë në testet e shkollës quhen heronj. Nuk është vetëm politika e korruptuar” – shprehet Kitarovic.

Muajin e kaluar, ish-kryeministri Ivo Sander u dënua me 6 vite burg pasi mori 10 milion euro ryshfet në këmbim të dhënies së një firme kroate të naftës një aksion të madh në një kompani energjetike të sapo privatizuar.

Ajo deklaroi se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të ministri gjatë qeverisjes së saj.

Presidentja Kitarovic humbi zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në fillim të janarit ndaj Zoran Milanovic.

Ajo do ta dorëzojë detyrën në shkurt.

Ish-kryeministri i partisë Social Demokrate, Milanović premtoi se do ta zhvendosë vendin nga e kaluara e tij e luftës./Ora News

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/presidentja-e-kroacise-korrupsioni-fillon-qe-ne-bankat-e-shkolles/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here