Home Edukim Presidentja e KE dërgon Komisionerin e menaxhimit të krizave në Shqipëri

Presidentja e KE dërgon Komisionerin e menaxhimit të krizave në Shqipëri

30 views
0
SHARE

Komisioneri Europian për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën për të monitoruar nga afër situatën e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Sapo pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që ka qëndruar i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është në anën e tyre me dhembshuri dhe me veprim. Janez Lenarčič do të udhëtojë për në Shqipëri të mërkurën. Unë i kam kërkuar atij që të më mbajë të informuar nga afër për situatën.”, shkruan ajo në Twitter.

Janez Lenarčič është është pjesë e kabinetit të ri të Komisionit Europian. Ai është një diplomat me 30 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e krizave. /Opinion.al

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/presidentja-e-ke-dergon-komisionerin-e-menaxhimit-te-krizave-ne-shqiperi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here