Home Edukim Personat e fundit të strehuar në Parkun inovativ gjerman në Prizren kthehen...

Personat e fundit të strehuar në Parkun inovativ gjerman në Prizren kthehen në Shqipëri

17 views
0
SHARE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar.

Haradinaj tha se ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren.

“Edhe njëherë falënderoj Institucionet tona, të gjitha pa dallim, që u angazhuan pa ndalë për të ndihmuar në çdo nevojë operacionet e kërkim-shpëtimit, dhënien e ndihmave dhe strehimit. Falënderoj, Institucionet e Shqipërisë për bashkëpunimin, vullnetarët e shumë, shoqatat humanitare, organizatat joqeveritare, autoritetet Komunale, Ambasadën Gjermane në Prishtinë, GIZ dhe çdo vullnetmirë, që hapën dyert dhe zemrat e tyre në gjithë këtë mision”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ne do vazhdojmë të jemi të gatshëm, për çdo ndihmë dhe angazhim të nevojshëm, që Qeveria e Shqipërisë mund ta ketë”, tha ai.

http://mesazhi.com/personat-e-fundit-te-strehuar-ne-parkun-inovativ-gjerman-ne-prizren-kthehen-ne-shqiperi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here