Home Edukim Përleshje fizike në Parlamentin e Ukrainës

Përleshje fizike në Parlamentin e Ukrainës

28 views
0
SHARE

Pas takimit të Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Ukrainës ku u diskutua projektligji lidhur me shitjen e tokave bujqësore ka ardhur deri tek përleshja fizike mes deputetëve dhe aktivistëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e Komisitonit të Bujqësisë në Parlamentin ukrainas është diskutuar mbi projektligjin i cili parashikon kryerjen e ndryshimeve për shitjen e tokave bujqësore në Ukrainë.

Deputetët e partisë në pushtet të presidentit, Volodymyr Zelensky, “Shërbyesit e Popullit” dhe një grup aktivistësh janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin në ndërtesën e Parlamentit pas takimit të komisionit.

Deputetja e partisë “Shërbyesit e Popullit”, Iryna Vereshchuk, në deklaratën në një program televiziv lidhur me çështjen tha se aktivistët kanë kërkuar tërheqjen e projektligjit.

“Në lidhje me kryerjen e ndryshimeve në projektligj ka 4.300 propozime. Nëse fillojmë të kemi parasysh këto, miratimi i projektligjit do të vazhdojë për muaj të tërë”, tha Vereshchuk.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/perleshje-fizike-ne-parlamentin-e-ukraines/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here