Home Edukim Përkundër armëpushimit, regjimi i Asadit dhe Rusia nisin sulmet në Idlib, 10...

Përkundër armëpushimit, regjimi i Asadit dhe Rusia nisin sulmet në Idlib, 10 të vdekur

8 views
0
SHARE

Të paktën dhjetë civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi regjimi sirian i Bashar al-Asadit dhe Rusia rifilluan sulmet ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib përkundër armëpushimit të shpallur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas observatorit opozitar për vëzhgimin e fluturimeve, avionët rusë kanë sulmuar rrethin Maarrat al-Numan dhe zonat Keferruma, Marshurin, Deir Sharki, Masaran dhe Tel Mennis, ndërsa avionët e regjimit kanë bombarduar qendrën e Idlibit dhe rrethin Eriha.

Të paktën shtatë civilë janë plagosur në sulmin në një treg në Eriha.

Ndërkaq, dhjetë civilë janë vrarë nga njëri prej dy bombardimeve të regjimit në qendër të Idlibit.

Sulmet janë kryer përkundër armëpushimit të shpallur me iniciativë të Rusisë dhe Turqisë. Regjimi edhe më herët ka shkelur armëpushimin përmes sulmeve artilerike, por sulmet e sotme janë sulmet e para ajrore pas armëpushimit.

Rusia kishte njoftuar zbatimin e armëpushimit nga pasdita e 9 janarit, por sulmet tokësore të regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani kishin vazhduar.

Më pas, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin gjatë takimit në Stamboll më 8 janar kanë rënë dakord që armëpushimi të fillojë nga mesnata e 12 janarit.

The post Përkundër armëpushimit, regjimi i Asadit dhe Rusia nisin sulmet në Idlib, 10 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/perkunder-armepushimit-regjimi-i-asadit-dhe-rusia-nisin-sulmet-ne-idlib-10-te-vdekur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here