Home Edukim Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për koalicion

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje për koalicion

8 views
0
SHARE

Ka përfunduar takim mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit Kurti ka thënë se negociatat kanë avancim, por nuk ka marrëveshje.

“Kur të kemi marrëveshjen do flasim gjerë e gjatë. Ne negociatat tona avancim ka, por nuk ka marrëveshje. Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do ta shpalosim gjerë e gjatë. Këtu përfundon takimi, unë do të jem në kontakt me Mustafën”, ka thënë ai pas takimit.

Edhe Mustafa ka thënë se sot nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

“Patëm një bisedë përmbajtjesore. Ne kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit. Kemi edhe çështjet tjera që janë biseduar sot. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të punojmë përpara. Dallimet tona do t’i tregojmë kur të përfundojnë bisedimet”, ka thënë Mustafa.

Më parë është raportuar se LDK ka rritur kërkesat e saj lidhur me koalicion dhe është pikërisht ndarja e ministrive pika që ka bllokuar marrëveshjen. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/perfundon-takimi-kurti-mustafa-ska-marreveshje-per-koalicion/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here