Home Edukim Pasojat nga tërmeti, rreth 6.700 familje përfitojnë subvencionin e qirasë

Pasojat nga tërmeti, rreth 6.700 familje përfitojnë subvencionin e qirasë

12 views
0
SHARE

Rreth 6.700 familje po përfitojnë subvencionimin e qirasë, që është një instrument financiar që i jep zgjidhje të shpejtë situatës së strehimit të familjeve që kanë mbetur të pastreha si rezultat i dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa lista e plotë pritet të përditësohet.

Në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria parashikohet subvencionimi i qirasë për familjet në masën 100% të nivelit të qirasë mesatare në tregun e lirë.

Sipas të dhënave deri në fund të javës së parë të dhjetorit rezultojnë 1183 shtëpi të shembura (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2); 5514 shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34); 558 pallate të dëmtuara rëndë (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1) si dhe 20 pallate të pabanueshme në Tiranë.

Ky Akt Normativ synon të shkurtojë procedurat, afatet kohore dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë familjet përfituese si edhe bashkitë për të përfituar mbështetje buxhetore.

SHPËRNDAJE

Pasojat nga tërmeti, rreth 6.700 familje përfitojnë subvencionin e qirasë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here