Home Edukim Parlamenti i Finlandës zgjedh kryeministren më të re në botë

Parlamenti i Finlandës zgjedh kryeministren më të re në botë

20 views
0
SHARE

Parlamenti i Finlandës ka zgjedhur sot Sanna Marin kryeministre të vendit, në këtë mënyrë duke u bërë kryeministrja më e re në botë me vetëm 34 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marin drejton një koalicion të përbërë nga pesë parti me Partinë Liberale dhe tre partnerë të rinj, të gjitha të udhëhequra nga politikane femra.

Eduskunta, parlamenti i vendit nordik me 200 deputetë, emëroi kryeministren e re me 99 kundrejt 70 votave. Qeveria ka një shumicë të rehatshme prej 117 deputetësh.

Presidenti Sauli Niinisto zyrtarisht do t’ia dorëzojë mandatin Marin, pas çka ajo zyrtarisht do të bëhet kryeministre.

Marin, ish-ministre e Transportit, u propozua për kryeministre nga Partia Social Demokatike (SDP), pas dorëheqjes së javës së kaluar të kryeministrit Antti Rinne.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/parlamenti-i-finlandes-zgjedh-kryeministren-me-te-re-ne-bote/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here