Home Edukim Paralajmëron Thaçi: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari

Paralajmëron Thaçi: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari

10 views
0
SHARE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi për mandatarin, raporton T7.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejtë. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/paralajmeron-thaci-do-te-ndermarr-veprime-nese-nuk-propozohet-mandatari/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here