Home Edukim Paralajmërimi Ramës: 7-15 vjet burg për çdo ndërtues

Paralajmërimi Ramës: 7-15 vjet burg për çdo ndërtues

27 views
0
SHARE

7 deri në 15 vite burg do të parashikohen në një projektligj të ri për çdo person të përfshirë në abuzime me lejet e ndërtimeve.

Kreu i qeverisë bëri të ditur sot në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave se çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi pritet të merret pas tërmetit, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”, deklaroi Rama. /Opinion.al

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/paralajmerimi-rames-7-15-vjet-burg-per-cdo-ndertues/

SHARE
Previous articleMoti për sot
Next articleQeveria në Shqipëri fond edhe për familjet e dy vëllezërve nga Gjilani
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here