Home Edukim Pallati 6 katësh shembet me shpërthim të kontrolluar, shkaktohen dëme në objektet...

Pallati 6 katësh shembet me shpërthim të kontrolluar, shkaktohen dëme në objektet përreth

19 views
0
SHARE

Në qytetin e Durrësit vijon puna për prishjen e objekteve që janë shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pak çaste më parë  është shembur pallati 6-katësh me shpërthim të telekomanduar nga forcat xheniere, ndërsa ky proces sipas gazetares Dorjana Bezat ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat përreth në muret anësore, por fatmirësisht jo në strukturë.

Pallati që u shemb  ishte 6 katësh dhe njihej në zonë si restorant “Gostivari”.

Ky proces vijon pa ndalim edhe tek banesat e tjera, të cilat janë piketuar nga ekspertët si të  pabanueshme.

[embedded content]
SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/pallati-6-katesh-shembet-me-shperthim-te-kontrolluar-shkaktohen-deme-ne-objektet-perreth/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here