Home Blog Page 8

Princi i Kurorës Saudite merr telefonatë nga sekretari amerikan i Shtetit

0

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mori një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson të hënën natën.

Gjatë thirrjes, ata shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në fusha të ndryshme, mënyrat e luftimit të terrorizmit dhe koordinimin e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Mbreti i ri në Arabinë Saudite po pritet të ngjallë një politikë të re globale ndaj Arabisë Saudite, sa ka shpresë për një të ardhme më të mirë të muslimanëve ka edhe një frikë./KohaIslame.com/

“Izraeli nuk do paqe me Palestinën” – thotë ish sekretari amerikan

0

Ish Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së John Kerry ka kritikuar udhëheqësit izraelitë për mungesë të paqes ndërsa vlerëson palestinezët për angazhimin e tyre ndaj luftës kundër dhunës.

Kerri i tha këto fjalë gjatë një konference që u mbajt vitin e kaluar në Dubai, por këto ditë u bënë të njohura për publikun amerikan këto deklarata, përcjell KohaIslame.

“Palestinezët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përkushtim për të larguar dhunën.” Ai dëgjohet të ketë thënë: “Kur ndodhi Intifada (2015) ata ishin paqësor duke e larguar dhunën në Bregu Perëndimor”.

Ai po ashtu ka thënë se paqja nuk arrihet përderisa shumica e kabinetit qeveritar të Izraelit kanë deklaruar se kurrë nuk do ta njohin Palestinën si shtet.

Sipas tij faji kryesor ekziston në anën e Izraelit ngase ata nuk duan të kenë paqe me Palestinën. “Nëse shihini 40,000 fëmijë duke marshuar në kërkim të drejtave të tyre, dua të them se Palestina gjithnjë do të jetë imune për të drejta qytetarëve sikur vendet tjera, por Izraeli po e injoron këtë” ka thënë Kerry.

John Kerry ka shërbyer si Sekretar i Shtetit ndër Presidentin Barack Obama. Ndërsa administrata e Obamës miratoi miliarda në ndihmën ushtarake ndaj Izraelit, ajo u konsiderua si më kritike ndaj qeverisë izraelite sesa administratat e mëparshme./KohaIslame.com/

Sipërmarrësja nga Arabia fiton çmimin ndërkombëtar për shpikje

0

Një sipërmarrëse saudite nga industria e petrokimikateve, Ghazael Aldossary, fitoi çmimin e Meritës në garën “Shell Live WIRE’s në kategorinë “Top 10 shpikësit”, garë ndërkombëtare që tregon të arritur më të mëdha ku bizneset demonstrojnë përsosmërinë e shpikjeve të tyre.

Përmes kompanisë Ghazael, ajo bashkëpunon me prodhuesit e mëdhenj për larguar mbeturinat që mund të përdoren për të tjera qëllime, duke e zvogëluar kështu sasinë e humbjeve në industri që zakonisht përfundojnë nëpër deponi.

E specializuar në riciklimin e materialeve të polikarbonatit, procesi inovativ i kompanisë konverton mbetjet e polikarbonatit në formën e lëndës së parë, duke e nxjerr në një produkt me kërkesa të larta.

Ghazael ishte sipërmarrëse e parë femër në Arabinë Saudite që operonte në sektorin e mbeturinave industriale të ricikluara dhe ishte e vetmja fitues nga rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore (MENA).

Bizneset e përzgjedhura nga konkurrenca u gjykuan nga një panel ndërkombëtar i udhëheqësve të biznesit./KohaIslame.com/

Si e ndërtoi pasurinë e tij “Warren Buffett i Arabisë”?

0

17 miliardë dollarë të Alwaleed janë kryesisht të vetëbëra. Arresti i mbretërisë që drejton paranë në mbarë botën mund të dëmtojë investitorët e huaj.

Kur mbreti saudit arrestoi dhjetëra princa dhe biznesmenë të fuqishëm me 4 Nëntor si një goditje ndaj korrupsionit, asnjë prej emrave nuk fitoi vëmendjen globale që mori princi Alwaleed bin Talal. Personi i 61-të në botë për nga pasuria papritur tërheq vëmendjen.

Për dekada ai ka qenë një njeri i famshëm në Wall Street, i njohur për aksionet e tij të mëdha në kompani si Citigroup, Apple, Twitter dhe Lyft. Pronar i një jahti 282 metra të blerë nga Donald Trump, Alwaleed fluturon me një Boeing 747 dhe ka një kopsht zoologjik në vendpushimin e tij në periferi të Rijadit.

Tipar përcaktues i Rijadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite (Riyadh-emri origjinal), është “Kingdom Centre” që është një ndërtesë xhami 992 metra e gjatë të cilën ai e ndërtoi në 2002, aty ndodhen dhe zyrat e tij qëndrore. Kulla është 9 milje larg na ku thuhet se do të mbahen Alwaleed dhe të tjerët në Ritz-Carlton.

Kingdom Centre

Të burgosurit e tjerë si ish kreu i Gardës Kombëtare, janë një kërcënim më i drejtëpërdrejtë për iniciatorin e këtij pastrimi, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, por ndikimi global i Alwaleed është i dukshëm. Sipas një zyrtari të lartë saudit ai është akuzuar për pastrim parash, ryshfet dhe zhvatje.

Një tjetër i ndaluar është Mohammed Al Amoudi, me një pasuri prej 9.9 miliardë dollarësh, i cili kontrollon një perandori investimesh në Afrikë, Arabinë Saudite, Europë, duke përfshirë dhe rafinerinë më të madhe të naftës në Suedi.

Pasuria prej 17 miliardësh e Alwaleed është relativisht e vetëbërë. Siç ai thotë, grupi i investimeve të tij “Kingdom Holding Co” i cili ka një vlerë në treg prej 8 miliardë dollarësh, u ndërtua në vitin 1979 me 30.000 $ e dhuruar nga i ati i tij dhe një kredi shtëpie.

Fillimisht ai mbajti marrëveshjet tipike të një princi sipërmarrës, u mor me tregtinë e tokës dhe shërbeu si ndërveprues për kompanitë e huaja që kërkonin terren në mbretëri. Por në vitin 1990 Alwaleed filloi të blinte aksione në Citigroup Inc. prej paraardhësit të kësaj kompanie bilanci i të cilit kishte marrë një goditje nga kreditë e pasurive të patundshme.

Në shkurt të vitit 1991, shefi ekzekutiv John Reed kërkoi një shumë parash në dorë, dhe Alwaleed derdhi dhe një gjysëm bilioni dollarësh në bankë duke e çuar madhësinë e zotërimeve të tij në 800 milionë dollarë.
Gjatë dy dekadave të ardhshme , princi mori aksione në dhjetëra kompani të profilit të lartë si : Saks , News Corp dhe Netscape. Ai zhvilloi shijen për hotelet, duke blerë disa prej tyre më prestigjioze në botë, duke filluar nga “Plaza” në New York tek “George V” në Paris.

Në vitin 2007 ai u bashkua me kompaninë e investimeve private të Bill Gates për të marrë zinxhirin e hoteleve “Four Seasons” në një marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh.

Nga fundi i shekullit Alwaleed u përmend shpesh në shtyp si “Warren Bufett i Arabisë“, një krahasim që atij i pëlqeu. 10 vitet e fundit aksionet e tij në Citygroup ishin rritur me 190 %. Ai investoi 345 milionë dollarë në Euro Disney. Në 2005 ai shiti aksionet në Apple Inc .

Alwaleed rriti aksionet e tij në Citygroup në 2008 ndonëse aksionet kishin rënë në krizë financiare. Që nga dhjetori i 2016 ai kishtë në pronësi 4.7 % të Twitter Inc sipas rregjistrimeve rregullative të bëra nga kompania e mediave sociale. Ai ishte një aleat i rëndësishëm i Rupert Murdoch duke qënë se mbante aksione tek 21 Century Fox Inc, por të dhënat e Bloomberg tregojnë se ai kohët e fundit i shiti aksionet e tij.

Alwaleed nuk ka lënë pas dore investimin në tregun e vendit të tij, dhe ka të ngjarë që ai të ketë bërë investime të mira aty. Indeksi i benchmark-ut të bursës së Arabisë Saudite është më shumë se trefishuar që në vitin 1994, i nxitur nga një bum i naftës që i shtyu çmimet mbi 100 dollarë për fuçi para se ky çmim të binte vitet e fundit.
Që nga 30 Qershori, Alwaleed vlerësoi investimet e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë aksionet në kompaninë mediatike Rotana Group dhe tokën saudite, me një vlerë gati 6.5 miliardë $.

Alwaleed ka qenë për shumë njerëz në botë një ambasador jo zyrtar i Arabisë Saudite dhe fuqisë së saj shpenzuese. Alwaleed ka qenë mbështetës i të drejtave të grave saudite për të punuar. Ai punësoi piloten e parë femër në vend për të flutuaruar me avionët e tij privatë, dhe pjesa më e madhe e stafit të tij janë gra.

Mohammed bin Salman

Këto pikëpamje të tij e bëjnë më të pashpjegueshme situatën në të cilën ai ndodhet tani, dhe goditjet që ju bënë, thotë një analiste e Chatham House, Jane Kinninmont. Princi 32 vjeçar, princ Mohammed, trashëgimtar i fronit, i cili zotëron pjesën më të madhe të pushtetit në mbretëri, ka bërë liberalizimin e rreptë të kufizimeve fetare të Arabisë Saudite të cilën e konsideron një gur themeli për axhendën e tij. Alwaleed e ka lavdëruar në publik princin e kurorës. Por historia e tij familjare duket se e bën atë të pabesueshëm dhe të dyshimtë,pasi i ati i Alwaleed, i njohur si “princi i kuq”, u dëbua në vitin 1960 për shkak se kishte kritikuar familjen mbretërore.

Vendimi për të arrestuar investitorin më të shquar të vendit, një partner i Gates dhe mik i Murdoch, duket i rrezikshëm në një moment kur princi i kurorës po ballafaqohet me kapitalin e huaj. Aksionet e kompanisë “Kingdom Holding” të Alwaleed ranë 21 % gjatë 4 ditëve të para të goditjes së tij.

Miliarderi investon personalisht në aksione së bashku me Kingdom Holding. Ai refuzoi kërkesat e përsëritura për të zbuluar detaje rreth pasurive të tij publike dhe private. Në një deklaratë të tij, në 6 nëntor, Ceo i “Kingdom Holding” tha se “kompania gëzon një pozitë të fortë financiare”.

“Pyetja më e madhe pa përgjigje është nëse Alwaleed është një viktimë e një përpjekjeje të ashpër nga Princi Mohammed për të konsoliduar pushtetin apo vetëm një mbret i korruptuar, që më në fund ju dha ajo që meritonte.” Guvernatori i Autoritetit Monetar të Arabisë Saudite tha më 7 nëntor se ata ngrinin llogaritë bankare personale, por jo ato të kompanive të tyre. Nëse kjo nuk do të ishte kështu, do të tregonte se princi i kurorës po luftonte për të rrëzuar një rival, thotë Kinnmont.

“Qeveria po përpiqet shumë të dërgojë një mesazh se këto arrestime janë duke bërë një pastrim në funksion të një mjedisi më të mirë për investime,” thotë ajo.

burimi: Bloomberg Businessweek

1 milion fëmijë kanë mbetur jetim në Siri

0

Lufta e Sirisë është në vitin e 6-shtë të saj. Kjo luftë ka lënë shumë të dëmtuar, të vrarë e të mbytur, të shpërngulur e të shkatërruar. Por më e rënda është çështja me fëmijët, ku përveç se ata u vranë pa mëshirë nga regjimi i Assadit në sy të gjithë botës, shumë prej tyre janë edhe jetim.

Një statistikë thotë që janë 1 milion fëmijë që brenda 6 viteve kanë mbetur jetim. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun që përballen fëmijët jetim sikur mungesa e edukimit, trafikimi dhe indoktrinomi nga grupe kriminale. Shumë nga këto jetim që janë nga lufta në Siri po ndihmohen nga organizatat bamirëse brenda dhe jashtë Sirisë.

Ata megjithëse janë fëmijë e dinë atë që iu ka ndodhur, por gjejnë forcën për të vazhduar më tutje. Kërkesa e tyre e vetme është që fuqitë e mëdha të ndalojnë këtë luftë dhe të kthehen në jetën normale të tyre./KohaIslame.com/

Do të mbahet takimi i parë i Koalicionit Islamik kundër Terrorizmit

0

Ministrat e Mbrojtjes të Koalicionit Islamik kundër Terrorizmit (IMCTC) do të mbajnë takimin e tyre të parë në Riad nën temën “Aleatët kundër Terrorizmit” më 26 nëntor në pjesëmarrjen e ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare dhe misioneve diplomatike të akredituara në Arabinë Saudite.

“Takimi synon të konsolidojë lidhjet e bashkëpunimit dhe integrimit brenda koalicionit dhe përfaqëson fillimin efektiv të përpjekjeve të IMCTC, që përfshinte 41 shtete islamike, për të bashkërenduar dhe për ti unifikuar përpjekjet në luftën kundër ekstremizmit dhe për tu integruar në institucione ndërkombëtare për luftimin e ekstremizmit.”- kanë thënë në deklaratën për Agjencinë e Shtypit të Arabisë Saudite.

Koalicioni u krijua për të arritur mesazhin e koalicionit dhe për të siguruar një platformë institucionale për propozime dhe diskutime për të lehtësuar mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve që mbështesin iniciativat brenda kuadrit të fushave ushtarake, intelektuale, mediatike dhe luftën kundër financimit të terrorizmit./KohaIslame.com/

Zhvillime të pritshme në Arabinë Saudite: Princi i Kurorës bëhet Mbret, ja ç’mund të ndodhë

0

Media të ndryshme, ndër to dhe Daily Mail, njoftojnë se javën e ardhshme do ketë një zhvillim historik në kupolën drejtuese të Mbretërisë Saudite. Mbreti Salman ka vendosur të japë dorëheqje javën e ardhshme, për të shpallur më pas të birin, Princin e Kurorës, Muhamed bin Salman, si pasardhësin e tij.

Mbreti 81-vjeçar do të vazhdojë të jetë një figurë ceremoniale, duke i dhënë djalit të tij udhëheqjen zyrtare të vendit, njofton Daily Mail duke iu referuar burimeve mbretërore.

“Në rast se nuk do të ketë zhvillime dramatike deri atëherë, Mbreti Salman do të njoftojë emërimin e MBS (siç njihet ndryshe Princi me ankronim) si Mbretin e Arabisë Saudite javën e ardhshme”, citohet të kenë thënë burimet, duke shtuar se “Mbreti Salman do të luajë rolin e mbretëreshës së Anglisë. Ai do të mbajë vetëm titullin ‘Kujdestari i dy Vendeve të Shenjta’”.

Burimi pohoi se menjëherë pasi të kurorizohet si Mbret, Princi do të zhvendosë vëmendjen e tij në Iran, që shihet si një perandori rivale e naftës me Arabinë Saudite në Lindjen e Mesme, duke shtuar gjithashtu frikën e një veprimi të mundshëm ushtarak. Ai gjithashtu do të sigurojë ndihmën e ushtrisë izraelite për të shtypur Hezbollahun, milicinë libaneze të mbështetur nga Irani, citohet të ketë thënë burimi.

“MBS është i bindur se ai duhet të godasë Iranin dhe Hezbollahun”. tha ai. “Në kundërshtim me këshillat e pleqve të familjes mbretërore, ky është objektivi tjetër i MBS”, vijon të citojë burimi Daily Mail.

“Plani i MBS është të hapë vatër lufte në Liban, por ai shpreson dhe llogarit mbështetjen ushtarake izraelite. Ai i ka premtuar Izraelit miliarda dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare nëse ata janë dakord. MBS nuk mund të përballet me Hezbollahun në Liban pa Izraelin. Plani B është që të luftojë Hezbollahun në Siri”, tha burimi.

Tensionet janë rritur në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit, pasi qeveria saudite fajësoi Teheranin për një sulm raketor pranë Riadit më 4 nëntor. Raketa u lëshuar nga Jemeni fqinj dhe po shkonte drejt kryeqytetit saudit para se të rrëzohet për tokë. Ministri i jashtëm saudit, Adel Jubair, tha se Irani ishte përgjegjës dhe e quajti sulmin “një akt lufte”.

Ndërkohë, një tjetër zyrtar i lartë saudit hodhi poshtë spekulimet në rritje që Princi i Kurorës së shpejti do të ngjitet në fron. “Nuk ka asnjë mundësi që mbreti të abdikojë”, citoi Bloomberg një zyrtar anonim.

“Mbretërit saudit zakonisht qëndron në pushtet edhe kur shëndeti i dobësuar i pengon ata të kryejnë punën e tyre”, tha zyrtari në kushte anonimiteti. Ai vuri në dukje shembullin e mbretit Fahd, i cili qëndroi si monark deri në vdekjen e tij në vitin 2005 pavarësisht se ishte i sëmurë rëndë në vitet e fundit të mbretërimit të tij. /tesheshi.com/

Arabia Saudite akuzon Hezbollahun për trafik droge dhe pastrim parash

0

Ministri saudit i Punëve të Jashtme akuzoi sot në Madrid Hezbollahun se po mban peng Libanin, duke përdorur portet e saj për trafik droge dhe bankat për pastrim parash.

Kryeministri libanez, Saad Hariri njoftoi dorëheqjen në mënyrë të papritur më 4 nëntor në televizionin saudit, duke dënuar kontrollin e kësaj milicie, që është pjesë e qeverisë, në jetën politike në Liban.

“Nuk është e mundur që një milici e armatosur të veprojë jashtë kontrollit të qeverisë”, deklaroi ministri saudit, Adel al-Joubeir pas një takimi me homologun spanjoll, Alfonso Dastis.

“Ne e shohim Hezbollahun duke përdorur sistemin bankar libanez për të pastruar paratë, portet e vendit për trafik droge, ne e shohim të drejtojë aktivitetet terroriste dhe të ndërhyjë në Siri, në Bahrein dhe në Jemen”, pohoi ai.

“Nëse Hezbollahu nuk çarmatoset dhe nuk bëhet një parti (në kuptimin e plotë) politike, Libani do të jetë peng i Hezbollahut dhe për rrjedhim i Iranit. Kjo nuk është e pranueshme as për ne, as për libanezët”, shtoi kreu i diplomacisë saudite./atsh/

Përsërite këtë ajet Kuranor për mësyshin (smirë) që ndikon në çmenudri (probleme psikologjike)

0

Përsërite këtë ajet Kuranor për mësyshin (smirë) që ndikon në çmenudri (probleme psikologjike)

Transliterimi (duaja me shkronja latine):

UE IJ-JEKEEDUL-LEDHIINE KEFERUU LEJUZLIǨUUNEKE BI EBËŜAARIHIM LEM-MEE SEMIÛDH-DHIKRA UE JEǨUULUUNE IN-NEHU LEMEXHËNUUN.

Kuptimi shqip:

“Kur dëgjojnë kujtesën (Kuranin), mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”

407 viktima ja ku ka ndodhur tragjedia (FOTO)

0

Është rritur në më shumë se 407 numri i të vdekurve në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit si pasojë e tërmetit të djeshëm prej 7,3 ballësh në afërsi të qytetit Halepçe në Irak pranë kufirit me Iranin.

Zëvendësdrejtori i Organizatës Kombëtare për Menaxhimin e Krizave, Behnam Saidi, duke folur në televizionin shtetëror të Iranit, tha se numri i të vdekurve është rritur në 407, kurse ai i të plagosurve në gjashtë mijë e 700, shkruajnë mediat vendase.

Nga ana tjetër, drejtori i organizatës së njëjtë, Ismail Nexhar, tha se diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat në Kasri Shirin dhe Serpulzihab. Diametri i gjerë i shkatërrimeve është duke ndikuar negativisht në aktivitetet e kërkim-shpëtimit, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar kritika nga një pjesë e popullatës”, tha Nexhar.