Home Blog Page 7

Gjenden të vdekura aktivistet siriane në Turqi

0

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

Një aktiviste e shquar e opozitës siriane dhe vajza e saj gazetare janë gjetur të vdekura në Turqi, thonë policia.

Trupat e Orouba Barakat, 60 vjeçare, dhe vajza e saj 22-vjeçare Hala, u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në qarkun Uskudar të Stambollit.

Motra e Oroubas tha se të dyjat ishin therrur për vdekje.
Në një postim në Facebook, ajo gjithashtu pretendoi se të dy gratë ishin vrarë “nga dora e tiranisë dhe padrejtësisë”.

Hala Barakat kishte shkruar në faqet e para të gazetave për tiranitë e regjimit sirian dhe i kishte demaskuar krimet e kryera ndaj civilëve. /MESAZHI/

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

Kosova pritet të hapë ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe

0

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në kuadër të takime të tij në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Pacolli falënderoi homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara për mbështetjen sistematike dhe të palëkundur të vendit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj nëpër të gjitha proceset.

Ai shprehu vullnetin e tij për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve.

Gjatë takimit është përmendur si shenjë pozitive edhe hapi i ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit, që janë në posedim të pasaportave të lëshuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si hap konkret për rritjen e mundësive në fushën e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve është vlerësuar edhe organizimi i përbashkët të Forumit Ekonomik dhe Investimeve në Abu Dhabi vitin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi është rikonfirmuar, gjithashtu, mbështetja e Kosovës për anëtarësim në gjitha organizatat ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, Republika e Kosovës, pritet që së shpejti të hapë ambasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nënat e rrepta kanë fëmijë më të suksesshëm

0

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

A ishin prindërit tuaj të rreptë me ju ndërkohë që ju rriteshit? A ju urdheronin të pastronit dhomën tuaj, të bëni detyrat dhe të fokusoheni në të ardhmen tuaj çdo ditë? Shumë prej nesh janë rritur në familje me nënat strikte që herë pas here e kanë bërë jetën tonë një ferr të gjallë.

Vuajtja e vazhdueshme dhe përpjekja për të qëndruar “mbi kokën tuaj” ishte me siguri e vështirë, por sipas një eksperti, nënat e rrepta zakonisht kanë fëmijë më të suksesshëm. Pra, edhe nëse atëherë keni vuajtur shumë, do të përfundoni duke falënderuar nënën tuaj për mënyrën se si ju ka trajtuar.

Erica Rascon, një profesoreshë nga Universiteti i Essex ka kryer një studim që tregoi se nënat e rrepta kanë fëmijë të suksesshëm dhe se njerëzit e suksesshëm kishin nënat shumë kërkuese. Hulumtimi ka analizuar anketat e më shumë se 15 000 fëmijëve të moshës 13-14 vjeçare midis viteve 2004 dhe 2010.

Fëmijët, nënat e të cilëve kishin kerkesa të mëdha, janë shumë më të pavarur dhe më të sigurt në vetëvete.

Fëmijët që kishin nënat kërkuese kishin gjithashtu më shumë gjasa të përfundonin kolegjin dhe të kishin një punë të mirë. Kjo mund të tingëllojë si joreale, por nënat e rrepta kanë fëmijë më të suksesshëm. Shumica e fëmijëve e konsiderojnë nënën e rreptë armikun më të madh që ata kanë ndërsa janë të vegjël, por ne ju sigurojmë se vendosmëria e saj do t’ju ndihmojë më vonë në jetë. Ju do të vlerësoni të gjitha përpjekjet që ka bërë për t’ju rritur, dhe do të përpiqeni të adoptoni të njëjtën qasje për fëmijët tuaj.

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

Tragjedi në Detin e Zi, gjenden të vdekur emigrantët

0

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

Të paktën katër emigrantë gjetën vdekjen pasi një anije peshkimi që mbante emigrantë u përmbyt në Detin e Zi.

Tragjedia ndodhi në provincën veriperëndimore turke Kocaeli, tha roja bregdetare turke.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 38 emigrantë deri tani.  Varka u mbyt në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale.

Përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar për të gjetur 15 emigrantë të zhdukuri. /MESAZHI/

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

Koreja e Veriut paralajmëron testimin e bombës hidrogjenike në Paqësor

0

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

Koreja e Veriut ka paralajmëruar testimin e bombës hidrogjenike në Oqeanin Paqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho, në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në adresimin para kombit nëpërmjet televizionit shtetëror, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndaj Koresë se Veriut.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raporton se Ri ka përcjell mesazhin se Pheniani do t’i përgjigjet kërcënimeve në nivelin më të lartë. “Është i mundur një test i ri i bombës shkatërruese me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri.

Ai gjithashtu tha se kreu i Koresë së Veriut, i ka premtuar popullit se Presidenti i SHBA-ve, Trump, do të paguante shtrenjtë, sepse “kërcënoi me shkatërrimin e plotë të Koresë së Veriut.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha se SHBA është e gatshme të shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut nëse është e detyruar të mbrojë veten, kurse për udhëheqësin e Koresë së Veriut, tha se “ishte në një mision vetëvrasës.”

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

Rukje kunder kancerit – Sherim Kuranor kunder kancerit

0

 

 

 

Rukje kunder kancerit – Sherim Kuranor kunder kancerit

Merri kufjet dhe degjoje me vemendje cdo dite …

Me zemer dhe bindje se Allahu eshte Sheruesi i Vetem.

Lutja e largimit nga shtepia

0

Lutja e largimit nga shtepia

Kur del nga shtëpia jote, mbaje mend lutjen e largimit nga
shtëpia
Bismilah tewekeltu al-Allah we la hawle we la kuwete il-la
bil-lah
“Me emrin e Allahut, mbështetem tek Allahu, nuk ka forcë e as
fuqi përveç se me Allahun“

Ja çfarë bëjnë arabët e prapambetur!

0

Shprëndaje në Facebook

Cicëro në Twitter

Sot kemi nisur impiantin më të madh të energjisë diellore në botë në një vend në Dubai me një kosto prej 14 miliardë AED dhe një kapacitet prej 700 MW. Projekti përfshin kulla më të lartë prej 260 metrash në botë dhe vjen si pjesë e planit tonë për të arritur 75% të energjisë së Dubait nga burime të pastra deri në vitin 2050. Projekti ynë është pjesë e strategjisë afat-gjatë të energjisë të Dubait për ta bërë atë qytetin më të pastër për mjedisin deri në vitin 2050 dhe përfshin një fond 100 miliardë dërhemash për financimin e këtij plani. Plani gjithashtu përfshin një monitorim prej 500 milionë R & D gjatë periudhës së ardhshme në fushën e rrjeteve të mençura dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë.

Qëllimi ynë është zhvillimi i qëndrueshëm që ruan për gjeneratat e ardhshme një mjedis të pastër dhe garanton sektorin e ekonomisë një burim të përhershëm energjetik dhe e bën Emiratet e Bashkuara Arabe kryeqytet i ri i energjisë së rinovueshme.

Indipendent: Fëmijët në Mianmar janë djegur për së gjalli

0

Shprëndaje në Facebook

Cicëro në Twitter

Gazeta angleze “Indipendent” në një raport të saj ka thënë se forcat ushtarake të Mianmarit kanë djegur për së gjalli një numër të madh të fëmijëve ose i kanë këputur kokën atyre.

Gazeta “Indipendent” në raportin e saj shkruan se gjatë një jave të kaluar mbi 60 mijë myslimanë Rohingian për shkak të përleshjeve, kanë ikur në drejtim të kufijve të Bangladeshit. Kjo është në kohën kur qeveria e Bangladeshit ka mbyllur kufijtë e saj dhe po thotë se nuk ka kapacitet për të strehuar këtë numër kaq të madh të refugjatëve. Abdurrahman (41 vjeç) ka deklaruar për një organizatë bamirëse: “Unë kam arritur të shpëtojë nga një sulm 5 orësh të kryer kundër fshatit Çut Pin dhe arrita të arratisem. Forcat ushtarake të Mianmarit kanë grumbulluar një grup të burrave në një kasolle prej druri dhe pastaj i kanë vë zjarrin asaj. Vëllai im ishte në mesin e tyre dhe është vrarë. Anëtarët e tjerë të familjes i kam gjetur në tokat për rreth, por të vdekur. Në trupat e tyre kishte gjurmë të plumbave dhe të prerjeve me thikë. Ndërsa trupat e dy djemve të vëllait kishin mbetur pa kokë”. Pamjet e bëra me satelitë që janë publikuar nga Observatori i të Drejtave të Njeriut tregojnë se vetëm në një fshat janë djegur 700 shtëpi.

Mianmari jep pëlqimin për shpërndarjen e 1000 ton ndihma humanitare të Turqisë

0

Shprëndaje në Facebook

Cicëro në Twitter

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, njoftoi për pëlqimin e qeverisë së Mianmarit me shpërndarjen e 1000 ton ndihmave humanitare të Turqisë si vendi i parë ndihmues në mesin e myslimanëve Rohingia.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, me anë të një deklarate për informim, deklaroi: “Të martën pas bisedës telefonike të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, me Aung San Suu Kyi, ministrin e punëve të jashtme të Mianmarit, është dhënë leja për hyrjen e ndihmave humanitare të Turqisë në provincën Rakhin”. Ibrahim Kalin në vazhdim tha se janë dërguar 1000 ton ndihma humanitare nga Turqia për myslimanët e shpërngulur Rohingia dhe këto ndihma do të shpërndahen në mesin e mijëra familjeve të cilat janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre për shkak të sulmeve të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë. Vlen të theksohet se që nga 25 gushti e deri më tani gjatë një vale të re të agresionit të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rakhin të këtij vendi, janë vrarë me qindra persona. Rreth 100 mijë myslimanë Rohingia janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre për shkak të dhunës dhe agresionit të forcave të sigurisë së Mianmarit dhe janë strehuar në Bangladesh.