Home Blog Page 60

Xhihadistëve u ofrohet hotel me pesë yje nëse kërkojnë të… çradikalizohen!

0

Pishinë e brendshme, tarraca plot diell dhe personel të dedikuar, kjo qendër ndodhet në Riad në një rezidencë pushimi me pesë yje për një strukturë çradikalizimi për xhihadistët.

Vend tranziti mes burgut dhe lirisë, ky kompleks relaksues është simbol i një strategjie saudite mjaft të diskutueshme për riedukimin e xhihadistëve, e fokusuar më shumë në shërimin ideologjik sesa në shtrëngimin për të ndryshuar qasje.

Qendra e këshillimit dhe orientimit ”Mohammed ben Nayef”, e drejtuar nga fetarë dhe psikologë, ka si mision për të penguar të dënuarit që t’i bashkohen xhihadit.

“Ne do të përqëndrohemi në korrigjimin e ideve të gabuara”, thekson Yahya Abou Maghayed, drejtor i qendrës, duke shoqëruar një grup gazetarësh në kompleksin e gjerë të rrethuar nga palmat, me një makinë golfi.

Ish-anëtarë të Al-Kaedës apo talebanë janë akomoduar në një seri ndërtesash të ulëta, të pajisura me televizorë me ekranë të mëdhenj, në mesin e lëndinave të trajtuara me kujdes të veçantë.

Ata kanë akses në një palestër force, në apartamente të rezervuara për vizitat bashkëshortore dhe në një klinikë.

“Ne po bëjmë të mundur që ‘përfituesit’ të kenë ndjesinë që janë njerëz normalë dhe që kanë ende një shans për t’u riintegruar në shoqëri”, sqaroi Abou Maghayed duke shtuar se qendra refuzon t’i cilësojë ata të burgosur apo të ndaluar.

Qendra kërkon ta bëjë të vështirë rikthimin te aktet e dhunës duke inkurajuar kryesisht lidhjet familjare, martesat dhe lindjet si dhe përdorimin e terapisë së artit./atsh/ 

Princi i Kurorës Saudite flet për luftën anti-korrupsion, Islamin, të drejtat e grave dhe ‘Hitlerin e ri’

0

Princi i Kurorës të Arabisë Saudite Muhammed bin Selman e ka quajtur udhëheqësin suprem të Iranit “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”.

Në një intervistë për New York Times botuar të enjten, Muhammed bin Selman, i cili është gjithashtu ministër i Mbrojtjes Saudite, sugjeroi që zgjerimi i dyshuar i Republikës Islamike nën Ajatollah Ali Khamenei duhej të konfrontohet.

“Por mësuam nga Evropa se paqësimi nuk funksionon. Ne nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë atë që ndodhi në Evropë në Lindjen e Mesme “, citon ai. Ai është intervistuar edhe për gjëra të tjera

Fushata kundër korrupsionit
Është “qesharake”, tha ai, për të sugjeruar që kjo fushatë anti-korrupsion ishte një kapje e pushtetit. Ai vuri në dukje se shumë anëtarë të shquar të shoqërisë Ritz kishin premtuar publikisht besnikëri ndaj tij dhe reformave të tij dhe përkrahje nga “një shumicë e familjes mbretërore” ka thënë Selman.

“Vendi ynë ka vuajtur shumë nga korrupsioni nga vitet 1980 deri më sot. Llogaritja e ekspertëve tanë është se afërsisht 10 përqind e të gjitha shpenzimeve të qeverisë u shkatërrua nga korrupsioni çdo vit, nga nivelet më të larta deri në fund. Gjatë viteve qeveria nisi më shumë se një ‘luftë mbi korrupsionin’ dhe ata të gjithë dështuan. Pse? Sepse të gjithë filluan nga poshtë lart, “citon ai të ketë thënë.

Konflikti në Jemen
Muhammed bin Selman këmbënguli që lufta e mbështetur nga Saudia në Jemen ishte a në drejtim të qeverisë legjitime atje, që ka 85% të territorit nën kontroll.

Sipas tij, duke pasur parasysh faktin se rebelët pro-iranian Houthi, të cilët mbajnë pjesën tjetër, nisën një raketë në aeroportin e Rijadit, nëse nuk merret 100% është problematike.

Të drejtat e grave
Sipas këtij artikulli, Muhammed bin Selman ka thënë: “Mos shkruaj se po e re interpretojmë Islamin – po e rivendosim Islamin në origjinë – dhe mjetet tona më të mëdha janë praktikat e Profetit dhe [jeta e përditshme në] Arabinë Saudite para vitit 1979 .”

Në kohën e Profetit Muhamed, argumentoi ai , kishte respekt për të krishterët dhe hebrenjtë në Arabi. “Gjykatësi i parë tregtar në Medinë ishte një grua!”

Donald Trump
Ai vlerësoi Presidentin Trump si “personi i duhur në kohën e duhur” dhe shtoi se me ndihmën e tij Sauditët dhe aleatët e tyre arabë ngadalë po ndërtonin një koalicion për të ngritur kundër Iranit./KohaIslame.com/

Ëndrra e Arafatit, Aeroporti i Gazës, i shndërruar në rrënoja

0

Aeroporti Ndërkombëtar i Gazës, i themeluar 19 vite më parë me përpjekje të liderit palestinez Jaser Arafat, aktualisht është burim pikëllimi për palestinezët me gjendjen e saj që të sjell në mendje rrënojat.

I ndërtuar në jug të qytetit Refah në Rripin e Gazës, Aeroporti Ndërkombëtar i Gazës u hap në vitin 1998, ndërsa arrit të ofrojë shërbime vetëm dy vite. Ajo që ka ngelur prej aeroportit i cili u mbyll pas bombardimit nga forcat izraelite janë vetëm rrënojat.

Kryetari në detyrë Aviacionit Civil të Palestinës, Zuhejr Zumlat, për Anadolu Agency (AA) thotë se aeroporti ishte ëndrra e liderit të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Jaser Arafat.

“Pas formimit të qeverisë palestineze, Arafat kishte ëndërr të ndërtonte një aeroport. Pas vendimit për formimin e Aviacionit Civil në vitin 1994, në fillim të vitit 1995 u themelua edhe Linja Ajrore e Palestinës. Në tetor të të njëjtit vit, qeveria filloi punimet për caktimin e vendit ku do të ndërtohej aeroporti”, tregon Zumlat.

Zumlat thotë se aeroporti është ndërtuar në përputhje me arkitekturën islame në një sipërfaqe prej 280 hektarësh, ndërsa ka kushtuar mes 60 dhe 70 milionë dollarë.

“Aeroporti mundësoi punësimin e rreth 800 personave, përfshirë inxhinierë, pilotë, menaxhues, pjesëtarë të sigurimit dhe punonjës të shërbimeve të pasagjerëve. Kishte aktivitet të konsiderueshëm në vitet e para. Sipas regjistrimeve, në vitin 1998 janë transportuar 20 mijë pasagjerë, 61 mijë në vitin 1999 dhe rreth 59 mijë në vitin 2000. Megjithatë, aeroporti u mbyll nga ushtria izraelite pjesërisht pas rreth dhjetë ditëve nga Intifada e Al Aksasë dhe tërësisht më 13 shkurt të vitit 2001.

Duke theksuar se aeroporti kishte rëndësi nga aspekti politik dhe ishte simbol i sovranitetit, Zumlat thotë se aeroporti garantonte shkuarjen e palestinezëve në destinacionin e dëshiruar dhe në kohën e dëshiruar pa u ballafaquar me pengesa.

Sipas tij, gjendja e sotme e aeroportit shkakton dhimbje për palestinezët.

“Ne e ndërtuam atë me jetën tonë. Ndihem shumë i pikëlluar nga sulmi ndaj tij, shkatërrimi dhe shndërrimi i tij në mbeturinë”, tha Zumlat, duke i bërë thirrje presidentit palestinez Mahmud Abbas për të nisur punime serioze për rifunksionalizimin e aeroportit.

Hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Gazës, të ndërtuar me financime të siguruara nga Japonia, Egjipti, Arabia Saudite, Spanja dhe Gjermania, ishte bërë nga lideri palestinez Jaser Arafat dhe presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton. Aeroporti ishte sjellë në gjendje të papërdorshme nga bombardimi i ushtrisë izraelite në vitin 2000 gjatë Indifadës së Aksasë.

Izraeli që nga viti 2007 ka vendosur bllokadë në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.

5 Këshilla nga një mendjendritur

0
Agron Islami

1. Puno shumë!
2. Lutu në detaje!
3. Ndiqe zërin e qetë të intelektit!
4. Braktisi ziliqarët!
5. Guxo dhe mos u frikëso!

 

Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë

0

Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë.

وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰ
E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
(Sure Ed-Duha ajeti 5)

Pasha paraditën!
2 Pasha natën kur shtrinë errësirën!
3 Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
4 Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
5 E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
6 A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
7 Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
8 Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
9 Pra, mos e përul jetimin!
10 As lypësin mos e përzë!
11 E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!

Suretu Ed-Duha

We ed-duha (ed-duha: 1).
Wel-lejli ‘idha sexha (ed-duha: 2).
Ma wedde’ake rebbuke we ma kala (ed-duha: 3).
We lel’ahiretu hajrun leke minel-’ula (ed-duha: 4).
We lesewfe ju’tike rebbuke feterda (ed-duha: 5).
elem jexhidke jetimæn fe’awa (ed-duha: 6).
We wexhedeke dallæn feheda (ed-duha: 7).
We wexhedeke ‘a’ilæn fe’egna (ed-duha: 8
Fe’emmal-jetime fela tekher (ed-duha: 9).
We ‘emma es-sa’ile fela tenher (ed-duha: 10).
We ‘emma bini’meti rabbike feheddith (ed-duha: 11).

Duaja e sherimit

0

Duaja e sherimit

“Allahume! Raben-nasi, idh~hebil-be’s ishfi, Entesh-Shafi la shifae il-la shifaeke shifaen la jugadiru sekamen.”

(O Allahu im Krijues i njerëzve, largo deshprimin! Shëro, se Ti je Shërues! Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk sjell sëmundje)”.

RUKJE KUNDËR BRENGAVE APO DJERSITJES NË GJUMË.

0

RUKJE KUNDËR BRENGAVE APO DJERSITJES NË GJUMË

Sot ndërroi jetë dijetari Musa Al Nasër

0

Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi !.

Sot pas dreke në aksident rrugor afër qytetit të Tebukut duke udhëtuar për Umre në Qaben e bekuar ndërroj jetë sheikhu i nderuar dr.Muhamed Musa Al Nasër Allahu e mëshiroftë. I lindur në Palestinë në vitin 1954 pastaj i shpërngulur në Amman të Jordanisë.

Vdekja e dijetarëve është nga shenjat e kiametit, bota islame humbi një nga lexuesit më të mirë të Kuranit të madhëruar, lexues dhe studiues i tij, në të gjitha dialektet, i shquar me edukatën dhe moralin e lart, një nga themeluesit e qendrës islame me emrin e hoxhës së tij “ Imam Albani”, në Amman të Jordanis, nga themeluesit e revistës shkencore el Asale, autor i shumë librave shkencore, studiues dhe njohës i thellë në lëmin e mjekësisë Profetike, i njohur për seminare dhe ligjërata të ndryshme në mbar globin.

Nga nxënësit e rrallë të sheikh Albanit, kur afrohej koha e namazit sheikh Albani çdo herë thoshte kemi imamin tonë këtu.

Kemi pas rastin të përfitojmë nga dija e tij, gjatë kohës sa ishim në studime, me të vërtetë Kurani ishte metodë e jetës së tij në çdo aspekt që e rrethonte atë.

Allahu e mëshiroftë, Allahu varrin kopsht të parajsës ia bëftë, e me shkallët më të larta në xhenetin Firdaus e gradoftë.

Hoxhe Unejs Murati

Arabi Saudite: Filloi samiti islamik kundër terrorizmit

0

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka hapur sot takimin e parë të nivelit të lartë të aleancës së udhëhequr nga Arabia Saudite, të vendeve myslimane kundër terrorizmit, duke shprehur përkushtim se ekstremistët më “nuk do ta nxijnë religjionin tonë shumë të mirë”.

Duke folur para ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, bin Salman tha se “rreziku më i madh i këtij terrorizmi dhe ekstremizmi është shkatërrimi i reputacionit të religjionit tonë të dashur…dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.

Ky fjalim u bë derisa grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), është përzënë nga Iraku dhe e ka humbur një qytet në Siri të cilin e konsideronte kryeqytet të vetin.

Megjithatë në aleancën e udhëhequr nga Arabia Saudite nuk përfshihen Irani, Iraku dhe Siria.

Princi Mohammed bin Salman tha se 40 vendet anëtare të aleancës po dërgojnë “mesazh të qartë” se ato do të “punojnë së bashku për mbështetje të përpjekjeve ushtarake, financiare, të inteligjencës dhe politike, për secilin shtet anëtar”.

Arabia Saudite dhe Irani ashpërsojnë retorikën ndaj njëri-tjetrit

0

Irani tha se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është diskredituar ndërkombëtarisht nga “sjellja e tij e papjekur”.

Komentet vijnë pasi Mohammed Bin Salman tha se udhëheqësi suprem i Iranit është “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”.

Duke aluduar në rritjen e pushtetit rajonal të Irant, Mohammed Bin Salman tha se është e rëndësishme të shmanget “përsëritja e asaj që ka ndodhur në Evropë dhe në Lindjen e Mesme”.

Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë dhe kanë akuzuar njëri-tjerin për nxitje të jostabilitetit në gjithë rajonin.

Duke folur për gazetën New York Times, Mohammed Bin Salman tha se Irani nuk duhet të lejohet të shtrijë ndikimin e tij.

“Nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë atë që ka ndodhur në Evropë dhe në Lindje të Mesme”, tha ai, duke iu referuar Ajatollah Ali Khameneit.

Në përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi, tha se “akush në botë dhe në skenën ndërkombëtare nuk do ta respektojë princin saudit për shkak të papjekurisë dhe sjelljes së dobët”.