Home Blog Page 49

Shërim me dhe dhe me pështymë

0

Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. këndonte për rukja këtë dua:

“Bismil-lah, Turbetu erdina, bi riikati ba’dina jnshfa sekiimuna bi idhni rabbina – Me Emrin e Allahut. Dheu i tokës sonë dhe pështyma e disave prej nesh i shërojnë të sëmurët tanë, me Lejen e Zotit tonë.” (5746)

Një vajzë me një nishan të zi në fytyrë

0

Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më ka urdhëruar mua ose këdo tjetër që të përdorin rukjan në qoftë se ka rrezik nga syri i keq.” (5738)

Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa në shtëpinë e saj një vajzë me një nishan të zi në fytyrë dhe tha: “Trajtojeni atë me rukja, sepse ajo është ndikuar nga syri i keq.” (5739)

  Tregon Aishja r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar trajtimin me rukja për çdo pickim helmues.

Qetësoni ethet me ujë

0

Fatime bint Mundhiri tregon se sa herë që Esma bint Ebi Bekrit r.a. i sillnin ndonjë grua të sëmurë me ethe, ajo luste Allahun për të, pastaj i spërkaste pak ujë në kraharor dhe thoshte: “I Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë na urdhëronte t’i qetësonim ethet me ujë.” (5724)

  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)

I Dërguari i Allahut a.s. e lejoi një familje nga ensarët të përdornin rukjan për të trajtuar personat e helmuar

0

Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. e lejoi një familje nga ensarët të përdornin rukjan për të trajtuar personat e helmuar dhe ata që vuanin nga dhimbja e veshit. Edhe unë e kam përdorur kauterizimin për të shëruar pleuritin, kur i Dërguari i Allahut ishte akoma gjallë dhe me mua qenë Ebu Talha, Enes Ibn Nadri dhe Zejd Ibn Thabiti. Kauterizimin ma bëri Ebu Talha.” (5719, 5720, 5721)

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)

 

Mesyshi kurohet edhe me ilace, me mjekesi

0

Mesyshi kurohet edhe me ilace, me mjekesi. Rendesi ka te jete ilac I lejuar.

Uji I Zemzemit: ka efekt per qellimin qe e pi njeriu.
Vaji i ullirit, sidomos i kenduar.
Mjalti, I kenduar, per te ngrene ose per te lyer vendin e shqetesimit.
Fara e zeze. „eshte sherim per cdo semundje, pervec vdekjes“ – hadith;
Hahet, pihet, futet ne uje te nxehte dhe thith avullin, lyen vendin e semure.
p.sh. nje grua gjate thithjes se avullit te fares se zeze, fara e zeze mori formen e syut; mund te keshe shenja te
tjera, si vjellje, dalje ne banje, etj.


Gjethet e Senes, „sherim per cdo semundje pervec vdekjes“, – hadith; duhet perdorur me karar. Nuk keshillohet ne
kohe te ftohti. Forcon zemren, te largon nga vesveset, te largon dhimbjet e vogla te kokes, kruajtjet, epilepsine.
El-kejd, kurimi me djegje, nje hekur nxehet fort dhe vendoset ne trup. Perdoret nga specialiste. E ka perdorur nje
sahab me keshillen e Profeti salallahu alejhi ue selam. Ne nje hadith ndalohet kejdi, cka do te thote se eshte e
papelqyer (bashkim i dy haditheve). Perdoret vetem nese nuk ka zgjidhje tjeter.
p.sh. ishte kuzhinjer i njohur, dhe iu semur dora. Kishte shenja ne dore dhe dhimbje. Beri kejd dhe u sherua. Mirepo
keshillohet te mos fillohet me kete lloj mjekimi.

Hixhame: kupezat mbi lekure per daljen e gjakut te keq. „sherim per cdo semundje“ – hadith. “me ka lajmeruar
Xhibrili se hixhamja eshte gjeja me e mire per sherim” – hadith; “o Muhamed, urdheroje umetin tend te bejne
hixhamen” – hadith, I thonin engjejt ne cdo qiell gjate Ixhrase.
Lidhja mes Kaderit dhe mesyshit:
mesyshi eshte aq I shpejte sa gati ia kalon Kaderit.
Nese Allahu do t’I ndeshkonte njerezit te gjithe, s’do t’u bente padrejtesi” – hadith; Edhe Profeti salallahu alejhi
ue selam nuk e meritonte xhenetin me veprat e tij.

Kushtoju rëndësi tre gjërave

0

Kushtoju rëndësi tre gjërave:

– Sa më shumë të shtohet sadekaja, aq më shumë shtohet rrisku.
– Sa më shumë të shtohet frika dhe përqëndrimi në namaz, aq më shumë shtohet lumturia.
– Sa më shumë shtohet rrespekti ndaj prindërve, aq më shumë shtohet suksesi në jetë.

Shejh Salih El-megamisi
(Përktheu Irfan Tota)

SUPER MJALTAT “MEDINA”

0

SUPER MJALTAT “MEDINA”

100% natyrale
100% organike
100% bio

Mjaltat e brendit “Medina” mund ti gjeni në faqen tonë. Në fotot e albumit i kemi publikuar ato së bashku me përshkrimin dhe cilësitëe tyre e edhe çmimet, klikoni në foto shikoni cila ju nevoitet dhe bëjeni porosinë në inbox, e ne ua dërgojmë në adresën tuaj.

Mjaltë STERILOSTOP 2 teglla(vazo):
Mjaltë për shtim peshë:
Mjaltë për dobësim:
Mjaltë për sherim të BRONHITISIT:

çfar po pret !!! porosit menjëher dhe shijoje cilësinë.

Ju mirëpresim.
Ju bëftë mirë.

Porosit në SEND MESSAGE apo numrat : +37745810492 (Viber) , +381631523152 (Viber), +41788897081 (viber)

 

Mesyshi te paralazon, te vdes, te shkakton kancer, etj (Mesyshi con edhe ne vetevrasje,)- Halid Hibshi

0

mesyshi
mesimi i gjashte:
– h – “ gjeja prej se ciles me shume vdesin njerezit ne umetin tim, sigurisht me caktimin e Allahut te
lartesuar, eshte mesyshi”

– “kerkojin Allahut te lartesuar mbrojtje nga mesyshi, sepse eshte i vertete“ – h;
– mesyshi eshte fuqia me e madhe shkaterruese ne toke; „mesyshi shkaterron malin“ – h;
– mesyshi eshte shikim qe leshohet per shkak te urrejtje ose cudise ose dashurise, prej tij del dicka mbi
gjene qe ai e pelqen dhe ndikon tek ajo qe pelqehet; kjo s’ka te beje vetem me urrejtje, por ndodh edhe tek njerezit
qe e duan njeri tjetrin; cmira eshte qe tjetri te mos e kete nje miresi qe ia ka dhene Zoti i lartesuar;
– mesyshi permendet ne Kuranin famelarte dhe ne hadith; ngjarja ne Kuranin famelarte me ziline qe kishte shejtanin
ndaj Ademit alejhi selam dhe me kete e nxorri nga xheneti; ithtaret e librit kishin zili ndaj Profetit salallahu
alejhi ue selam; „te devijojne ty me shikimet e tyre“ – K., te te shkaterrojne dhe demtojne me zili;

– mesyshi eshte tre lloje: i njeriut, i xhineve, dhe i kafsheve;
– mesyshi ndodh me shikim por edhe me prekje, me te menduar rreth dickaje;
– “ue min sherri hasidin idha hased” – mbrojtje nga mesyshi I xhineve dhe njerezve;
– mesyshi I kafsheve: disa lloj gjarperinjsh qe shkaktojne vdekjen me shikim, prandaj duhet te vriten; cilesite e
tyre: njeri qe ka dy viza te zeza ne kurriz dhe tjetri e ka bishtin si te keputur; ose tek qeni, ka dicka nga
xhinet, qe mund te te marrin mesysh prandaj duhet te mbulohesh; ose macja kur ha ushqim, prandaj mire eshte qe t’u
japesh te hane kafshet ne fillim pastaj te hashe vete;

– Bin Bazi: dy shoke; njeri prej tyre I mori mesysh kopene e bagetive shokut te tij dhe ato te gjitha
ngordhen; ky tjetri nga inati shkoi dhe I mori mesysh pallatin qe ai kishte ndertuar dhe I gjithe pallati u rrezua;
– Ka njerez qe e kane zanat marrjen mesysh, dhe quhen ajin; ka patur te tille ne Meke ne kohen e Profetit
salallahu alejhi ue selam;

– Mesyshi te paralazon, te vdes, te shkakton kancer, etj;
– Ngjarje ne kohen e Profetit salallahu alejhi ue selam: nese shihni dicka tek vellai juaj qe e pelqen, permende
Allahun e lartesuar; kete e tha pasi njeri nga sahabet mori mesysh shokun e tij per shkak te lekures se bardhe e te
bukur; ai qe mori mesysh, u urdherua te merrte abdes, pastaj te lante edhe te brendshmen e izarit, dhe uji i marre
nga keto iu hodh te semurit, u la, dhe e piu;
– Mesyshi con edhe ne vetevrasje, p.sh. nje besimtar qe falej ne saf te pare, kishte vrare veten; „ndodh qe
syu e ben njeriun te hidhet nga mali“ – h;
– Kurimi nga mesyshi duhet filluar dhe te mos nderpritet, sepse mesyshi kalon nga nena tek femija qe lind, ose
nga anetaret e familjes kalon nga njeri tek tjetri;

Disa simptoma te magjise – Te lutem lexoje

0

Disa simptoma te magjise:

Ftohja e burrit nga gruaja, nuk ndjen gje per te, nuk pershtaten edhe pse jane kushtet, ose deshiron te martohet por
i mbyllen dyert, gjen gjera te pakuptimta, sende te dyshimta, etj, nese sheh tek vetja dicka jo-normale dhe dikush
te ka thene se do te bej magji, te vjellet e vazhdueshme me gjak nese nuk ka arsye shkencore, deshtimi i femijeve,
shkon tek magjistaret per ndihme dhe kthehesh me shenjat e magjise, nese ndjen dhimbje sidomos kur ka erera, gje qe
eshte magji e varur, ose kur ndjen dhimbje kur i afrohesh nje vendi,

p.sh. detit, cka tregon se magjia e tij eshte e
fshehur ne kete vend, ose sheh ne enderr sikur te kane bere magji, sikur magjistaret vrapojne pas tij, ose i jepet
te pije dicka dhe pi, ose sheh nje te aferm te tij ne enderr qe ka shkuar tek magjistari dhe i kerkon t’i beje nje
magji, kjo tregon se te eshte bere magji, ose grua shtatzene qe ne enderr e godasin nga prapa dhe ne mengjes
aborton, ose sheh gjate shtatzanise dicka qe e kercenon, gjarper, etj, ose disa shenja qe dalin kur te kendohet
Kurani famelarte, ose kalon ne gjendje jonormale kur i kendohet, sidomos tek ajetet e magjise, ose xhini brenda te
semurit bertet dhe tregon se ketij i eshte bere magji, etj, ne kete rast xhini vihet ne prove, shihet a eshte magjia
aty ku thote ai, ose personi per te cilin xhini thote se ka bere magjine, vertete eshte person qe ka probleme me te
semurin, konflikt; xhini flet per shkak se ndjen dhimbje; p.sh. nje moter ishte e semure me magji shume te rende,
dhe lexonte 7 here Bekarene ne dite, e kalonte naten mbi qilimi duke u lutur, i ishin mbledhur 8 magjistare, kur
xhinet u lodhen, njeri prej tyre pranoi Islamin dhe tregoi ku jane magjite; nxirrte lloj-lloj gjerash nga goja,
gozhda etj.;

nje shembull tjeter: nje moter qe kishte 11 magji ne trup, kur i kendonim e lidhnim, magjistaret e
Afrikes ishin perpjekur ta kurojne por nuk ishte sheruar, shejhu i vuri kusht qe te zbatonte cfare do t’i thonte ai,
perndryshe s’do ta ndihmonte; e lexonte Bekarene 10 here ne dite, xhinet thonin qe durojne 2-3 ore ne dite, por tere
diten nuk durojne dot, u mbyll ne shtepi dhe vetem lexim dhe adhurim, dhe pas nje viti u sherua;

 

Sa zemra ke plagosur me inatin dhe zemërimin tënd? Psikologji islame!

0

Psikologji islame!

Babai një fëmije, duke e ditur se djali i tij është nevrik, e merr një ditë dhe i thotë: “Unë do të të mësoj një mënyrë si ta heqësh këtë ves.” Djali pranoi dhe i ati i tha: “Merr një dërrasë të madhe dhe sa herë të nevrikosesh me dikë, ta ofendosh dhe ta shash, ngul në dërrasë një gozhdë.” Që ditën e nesërme, djali i hyri punës dhe ditën e parë nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Vallë sa gozhda të tilla mund të ngulim ne në ditë? Me sa njerëz mund të zihemi? Sa herë në ditë mund t’i ofendojmë vartësit tanë hallexhinj dhe pa përkrahje? Sa herë zihemi me fëmijët e gratë tona? Përse të mos e provoni dhe ju që sa herë të bërtisni dhe të nervozoheni të ngulni një gozhdë në një dërrasë?


Kur pa tridhjetë e shtatë gozhdë që ditën e parë, djalit i erdhi zor nga vetja, por dhe nga babai. Kështu, ditën e dytë e përmirësoi duke ngulur vetëm njëzet gozhdë. Ditën e tretë ai nguli dhjetë gozhdë dhe vazhdoi në rënie, saqë pas një jave nuk nguli asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe të inatosej, ai vajti i gëzuar tek i ati dhe i tha: “E shikon, nuk kam ngulur asnjë gozhdë!” I ati ia ktheu: “Megjithatë, puna nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdët nga dërrasa.” Menjëherë djali i hyri punës dhe i shkuli. Mandej, i ati, e mori dërrasën gjithë vrima dhe i tha: “A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Të njëjtat vrima dhe plagë ua ke shkaktuar dhe njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke sharë dhe ofenduar.”


Vallë sa mijëra vrima e të çara ke shkaktuar ti o vëlla dhe oj motër? Sa zemra ke plagosur me inatin dhe zemërimin tënd?
Profeti Muhamed (salAllahu alejhi ue selem) thotë: “Zemërimi është një prush të cilin shejtani e hedh brenda njeriut. Ai është një prush që merr flakë në zemër. A nuk e shihni si i skuqet fytyra dhe i fryhen damarët?”