Home Blog Page 4

Muslimani nga Arabia Saudite i dhuron veshkën një vajze pa e njohur dhe pa e takuar kurrë!

0

Humaniteti nuk njeh kufij. Dashuria ndaj krijesave të Allahut është një nga veprat më të mira të bëra në këtë botë. Ne gjithnjë shohim njerëz egoist rreth nesh por në këtë mes ka plotë njerëz që kanë zemra të pastërta të cilët bëjnë mirë pa pritur ndonjë shpërblim apo mirënjohje.

Shpërblimet e tyre ata e kërkojnë vetëm nga Allahu. Kësi lloj njerëz janë pak, por një shembull i fundit ishte në Arabinë Saudite. Një qytetar saudit nga Tebuki ka bërë një veprim për ti marrë lakmi. Ai ka dhuruar veshkën e tij një vajze që ishte e panjohur për të.

Wijdan Al-Eniza ishte një paciente që vuante sëmundja kronike e veshkave që kur ishte gjashtë vjeç dhe po bënte 10 vite në Dializë. Dializa është një proces në të cilin toksina dhe uji shtesë hiqen nga gjaku dhe ndihmon veshkën që të funksionojë normalisht për një kohë të përkohshme, përcjell KohaIslame.

Për shkak të sëmundjes së veshkave, shëndeti i saj po bëhej keq e më keq ditë pas dite. Ajo ishte në kërkim të një donatori të veshkave, i cili mund t’i jepte fund dhimbjes së saj dhe ta ndihmonte të jetonte një jetë pa dhimbje.

Kur një njeri 34 vjeçar saudit, Muhammad Jomaah Al-Banna, një punonjës i sektorit privat, i erdhi ky lajm, ai u zotua për ta ndihmuar atë duke kujtuar fjalën Profetike se: “Allahu është në ndihmën e robërve të tij përderisa ato ndihmojnë vëllezërve e tyre muslimanë”.

Ai më në fund vendosi të dhurojë një nga veshkat e tij për atë vajzë. Kur u intervistua, ai tha se motivi kryesor që qëndronte pas këtij akti ishte vetëm t’i shërbente njerëzimit për të gëzuar një person që vuan nga kjo sëmundje dhe shpresonte që Allahu do ta shpërblejë atë me diçka më të mirë në botën tjetër.

Babai i asaj vajze Mubarak Al-Eniza shprehet në mënyrë emocionale për ndjenjën e tij dhe tha se çdo ditë që zgjohej priste të dëgjojë lajmin për vdekjen e vajzës së tij. Vajza e tij po luftonte sëmundjen për një kohë të gjatë, sa që familjarët po prisnin vetëm lajmin e kobshëm.

Ai më tej tha se të gjithë mund të kuptojnë se çfarë po kalonim dhe sa të dëshpëruar dhe të pashpresë që ishim ne. Ne gjithmonë vajzën tonë e shihnim si një person i cili po vdiste.

Babai i saj ishte shumë mirënjohës ndaj burrit dhe tha se me të vërtetë nuk mund të gjente fjalë për të falënderuar dhe vlerësuar Al-Banna, i cili i dha vajzës një qiri në errësirë./KohaIslame.com/

Përkthehu: Nexhmedin Kalisi

Kryeministri turk: “Turqi-Arabi Saudite, dy vende kyçe për paqe të qëndrueshme në rajon”

0

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se
“Puna e përbashkët e këtyre dy vendeve në të gjitha çështjet është gjithashtu e domosdoshme në aspektin e paqes rajonale dhe globale”,- shtoi ai.
Në deklaratat që bëri për gazetaret në Rezidencën e Mbretërisë Arabosaudite, Binali Yıldırım tha se në Arabinë Saudite ai kishte realizuar një vizitë të shkurtër, por shumë produktive.
Jëllëdërëm tha se në vizitën e parë që po realizon në Arabinë Saudite ishte pritur nga mbreti i këtij vendi, Salman bin Abdulaziz, pastaj ishte takuar me Princin Trashëgimtar njëherësh ministrin e Mbrojtjes, Muhammed bin Salman, me të cilin kishte realizuar një takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.
Takimet u fokusuan në dy çështje kryesore,- vijoi Jëlldërëm,- duke sqaruar se e para nga këto kishte të bënte me çështjet rajonale.

Krahas Irakut, Sirisë, Palestinës dhe çështjes së Izraelit, luftës civile, trazirave që vazhdojnë në Jemen, zhvillimet në Libi, në këto takime trajtuam dhe i bëmë një vlerësim edhe situatës që intereson të gjithë rajonin, si dhe biseduam për rrugët e zgjidhjes dhe çfarë duhet bërë në lidhje me këto çështje.
Gjithashtu biseduam edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Arabisë Saudite, u shpreh Kryeministri Jëlldërëm dhe shtoi:

“Biseduam gjerë e gjatë mbi mundësitë për ti çuar më përpara marrëdhëniet tona dypalëshe, për fusha që ofrojnë mundësi bashkëpunimi etj. Trajtuam edhe çështje të tjera, në veçanti biseduam mbi zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë dypalëshe, realizimin e projekteve të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes./…/Arabia Saudite me Turqinë janë dy vende kyçe që në rajon të dominojë një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë. Prandaj, bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy vende është i domosdoshëm jo vetëm për Turqinë dhe Arabinë Saudite, por njëherësh edhe në aspektin e paqes rajonale dhe globale”.
Jëlldërëm njoftoi se së shpejti Turqinë do ta vizitojë Princi Trashëgimtar, Salman, duke shtuar se vizitat reciproke do të vazhdojnë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve do të intensifikohen edhe më shumë./ trt

Hoxhaj: Arabia Saudite na i dha 70 milionë dollarë sadakë!

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Arabi Saudite, ka zhvilluar takim me drejtorin gjeneral, Yousef Al-Bassam, të Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, ku ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite, përmes mbështetjes së projekteve konkrete në fusha të caktuara.

Me këtë rast, drejtori i këtij fondi është zotuar që ta përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës, me një shumë të konsiderueshme që arrin vlerën prej 70 milionë dollarësh.

“Pjesa e parë e mbështetjes shkon për përmbylljen e projektit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, në vlerë prej 15 milionë dollarë. Përfaqësuesit e Fondit janë zotuar se do ta mbështesin edhe sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe planet e Kosovës për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore me rreth 50 milionë dollarë. Po ashtu, janë diskutuar mundësitë e mbështetjes së Kosovës në fushën e inovacionit dhe të edukimit”, ka njoftuar Hoxhaj.

Hoxhaj ka njoftuar se Kosova dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi deri në mars të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të alokohen këto fonde në mbështetje të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe Princin Turki Al Faisal, si dhe ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame, ku ka folur për 10 vjetorin e pavarësisë dhe marrëdhëniet e Kosovës me botën arabe.

Duaja kur ke vendosur të sjellesh në jetë një fëmijë!

0

Të shumtë janë çiftet e sapomartuara dhe jo vetëm të cilët vendosin të sjellin në jetë një foshnjë. Ky është një moment kyç për të ardhmen që do të vijë. Për të mbajtur larg shejtanin e mallkuar dhe me nijetin që fëmija të jetë i begatë mashkulli përpara se t’i afrohet bashkëshortes duhet të thotë:

“ Bismil-lah, All-llahumme xhennibnesh-shejtane, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena.

Me emrin e All-llahut, O Zot, na e largo djallin prej neve dhe prej atij që do të na furnizosh me të.

Transmeton Buhariu 6/141; Muslimi 2/1028.

 

A e dini pse Muhammedi (a.s.) hante gjithmonë rrush të thatë?

0

I Lartësuar është Allahu, shiko numrin e sëmundjeve që kuron rrushi i thatë dhe efektet e tij në organizmin e njeriut. Rushi i thatë “Zebib”, të cilin Profeti(a.s) e pëlqente dhe i këshillonte të tjerët që me të, të nxirrnin zekatin e Fitrit, ka dobi të jashtëzakonshme për trupin e njeriut, por, shumë njerëz janë të pavëmendshëm ndaj tij. Më poshtë po rendisim dobitë e tij.

Vlerat ushqyese të rrushit të thatë: Profeti(a.s) na ka porositur që ta konsumojmë rrushin e thatë “Zebibin”. “Zebibi” është rrush i thatë, i cili mund të jetë i zi ose i verdhë, me ose pa bërthama. Karakteristikë e tijë është se ai është si rrushi i freskët dhe përmban potasium, fosfor, kalcium, magnezium, bakër, hekur, fibra, karbohidrate, vitamin B, C dhe sheqerna, është i pasur me substanca anti-oksidante, ka një rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të aparatit të fyrmarrjes dhe aparatit tretës.

Dobitë mjekësore të rrushit të thatë: 

  1. Ulë presionin e lartë të gjakut;
  2. Ul nivelin e kolesterolit në gjak;
  3. Të mbron nga sëmundjet e zemrës;
  4. Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë;
  5. Largon gëlbazën;
  6. Lufton mikrobet dhe viruset;
  7. Antioksidant;
  8. Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë;
  9. Largon nga trupi helmet;
  10. Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave;
  11. Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun;
  12. Forcon kujtesën;
  13. Të mbron nga kanceri i zorrës së trashë;
  14. Të mbron sytë nga sëmundjet;
  15. Lufton dobësimin e kockave;
  16. Është kundër infeksioneve;
  17. Është qetësues;
  18. Të pastron gjakun;
  19. Pastron dhe qartëson zërin

Sëmundjet që shëron rrushi i thatë:

  1. Kapsllëkun;
  2. Majasëllin;
  3. Prishjen e dhëmbëve;
  4. Infeksionin e bajameve;
  5. Reumatizmën dhe infeksionin e kyçeve;
  6. Sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit;
  7. Kequshqyerja dhe nënpesha;
  8. Infeksionet në fyt;
  9. Sëmundjet e mushkrive dhe kraharorit;
  10. Sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe gurëve në kanalin urinar;
  11. Urinimin me vështirësi;
  12. Malarjen;
  13. Sëmundjen e Cermës;
  14. Migrenën;
  15. Verdhëzën;
  16. Leuçeminë;
  17. Sëmundjet e stomakut;
  18. Aciditetet e stomakut;
  19. Pezmatimin e zorrëve;
  20. Kruarjet në lëkurë;
  21. Linë;
  22. Favus në kokë(sëmundje që godet lëkurën e kokës)

Lutje profetike që herë pas herë duhet ta themi

0

Lutje profetike që herë pas herë duhet ta themi

“All-llahu im që je Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i Arshit të Madh, Zot i yni dhe i çdo sendi, çarës i farës dhe i bërthamës, Zbritës i Tevratit, Inxhillit dhe i Furkanit, kërkoj strehim te Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën Tënde. All-llahu im, Ti je i Pari, para Teje s’ka asgjë, Ti je i Fundit, pas Teje s’ka asgjë, Ti je i Dukshmi, përmbi Teje s’ka asgjë, Ti je i Brendshmi, pa Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria”.

Transmeton Muslimi

 

Enver Hoxhaj në Arabi, iu kërkon arabëve…

0

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të Princit Turki Al Faisal, ku po zhvillon agjendë të ngjeshur takimesh si dhe ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame.

Gjatë takimit me Princin Turki Al Faisal, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen ndaj Arabisë Saudite për mbështetjen në njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa është shprehur i zhgënjyer me mos mbështetjen dhe mos solidarizimin e shumë shteteve të tjera arabe për Kosovën. Me Princin Turki Al Faisal, Hoxhaj ka diskutuar edhe për zhvillimet më të fundit në Evropë dhe Lindje të Mesme.

“Kur është shpallur pavarësia e Kosovës, kemi pritur që do të kemi një valë mbështetjeje dhe njohjeje nga shtete arabe dhe islame, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo mungesë solidariteti ka zhgënjyer qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës tej mase”, ka thënë Hoxhaj.

Duke e ripërsëritur këtë qëndrim edhe gjatë ligjëratës, Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet që ka ndërtuar Kosova me shtetet arabe në 10 vjetët e shtetësisë.

“U jemi shumë mirënjohës shteteve anëtare të Ligës Arabe dhe atyre të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, por në të njëjtën kohë, është absurde se si pas dhjetë vjetësh pavarësi, shumë shtete arabe ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo tregon se këto vende nuk kanë treguar solidaritet as me shtetin e Kosovës dhe as me popullin e Kosovës, madje flet për një mos-mbështetje të së drejtës sonë për vetëvendosje dhe dinjitet njerëzor”, ka thënë Hoxhaj gjatë ligjëratës në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se është koha e fundit që shtetet jo njohëse, anëtare të Ligës Arabe, ta njohin Kosovën. Po ashtu, me të njëjtën kërkesë, Hoxhaj iu drejtua edhe shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj u shpreh se për t’u bërë shtet anëtar i OKB-së, Kosovës i duhen sa më shumë njohje, duke theksuar se kjo do të ishte kompletim i sovranitetit të saj.

A ka ilaç për frikën ?

0

Përmendja e Allahut ia largon zemrës çdo frikë të saj.
Po ashtu, ajo ka ndikim të çuditshëm në arritjen e sigurisë.
Nuk ka gjë më të dobishme sesa përmendja e Allahut për atë që e ka kapluar lemeria (frika).
El-Uabil Es-Sajjib, 77

Ibën Kajjim el-Xheuzije.

Duaja qe te ruan Zoti nga cdo gje e keqe

0

Duaja qe te ruan Zoti nga cdo gje e keqe

E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka.

(tre herë në mbrëmje… eshte mire dhe te perseritet shpesh kur hyn ne nje vend te huaj, apo kur ulesh ne ndonje shtepi apo vend tjeter)

(Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar)

 

Arabi Saudite, raketë balistike jemenite kundër Riadit

0

Rebelët jemenitë pro-iranianë Houthi kanë njoftuar se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Arabisë Saudite, këtë herë duke marrë në shënjestër pallatin mbretëror të Riadit.

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në kryeqytetin saudit, me një re të dendur tymi që është ngritur në qiell. Autoritetet kanë raportuar se raketa jemenite është interceptuar në ajër dhe është shkatërruar.

Një ngjarje e ngjashme u shënua edhe në fillim të muajit nëntor, me raketën balistike që u shkatërrua mbi Aeroportin e Riadit nga sistemi i mbrojtjes antiraketore të mbretërisë.

Pas incidentit të parë reagoi Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili akuzoi Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen.