Home Blog Page 28

Si te bejme rukje ne Pepsi dhe Cola apo dicka te ngjashme?

0

Si te bejme rukje ne Pepsi dhe Cola apo dicka te ngjashme? (Kur ka dicka dyshimte ne pijet te gazuara )

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me`a-ismihi shej`un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiّul- alim.

Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send.

Shpresoj qe e kuptoni …

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v2.12’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Ruqyah for Pepsi, Cola etc

Gepostet von Nuruddin Al Indunissy am Donnerstag, 12. April 2018

Hoxhë Eroll Nesimi: Si ta dini se keni sihër në shtëpi?

0

Hoxhë Eroll Nesimi: Si ta dini se keni sihër në shtëpi?

Ka shumë simptome të cilat tregojnë se shtëpia ja sihër për një person apo gjithë familjen.

Ne do ti përmendim më kryesoret prej tyre:

Mosmarrëveshjet e shumta mes familjes pa arsye apo me arsye të pa kuptimta – pra për pak gjëra nervozohen mes vete;

Ëndrra të këqija shumë të shpeshta;

Grisja e rrobave ose të bëra me gjak;

Gjetja e vezëve në tavan ose nëpër shtëpi;

Përhapja e shumë insekteve pa arsye;

Ndëgjimi i zërave, zhurmave ose sikur dikush ecë në shtëpi ose tavan;

Humbja e rrobave apo gjërave në shtëpi dhe gjetja e tyre shumë më vonë;

Frikësimi i fëmijëve sidomos natën ose në gjumë;

Njeriu ndjenë rehati jashtë shtëpisë kurse kur kthehet në shtëpi nuk e ndjen veten të rehatshëm;

Këto ishin ndër simptomet kryesore kur shtëpija ka sihër ose është e banuar me xhin.

Pranvera ” Stina Hixhames”

0

Pranvera ” Stina Hixhames”

“Gjaku ndërrohet në Stinen e Pranveres”

Me rritjen e temperaturave në stinen e Pranveres shumë prej nesh ndihen të lodhur, të përgjumur dhe në konfuzjon.
Një term të shpesh që kemi dëgjuar është se gjaku ndrrohet në stinen e Pranveres sa është e vërtetë!?
Duke pas parasysh që gjatë stinës së ftohtë të Dimrit, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe bashkë me të edhe sekretimi i djersës, për të ulur humbjen e energjisë dhe për ruajtjen e temperaturës normale të trupit kurse me afrimin e Pranverës ndodh një ndryshim i madh në sistemin e qarkullimit të gjakut, shtohet qarkullimi i gjakut dhe sekretimi i djersës. Me këto reagime trupi ynë do të harxhojë më shumë oksigjen, duke pakësuar oksigjenin në tru, për këtë trupi ynë do të frenojë aktivitete mendore për të ulur harxhimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut në tru, si rezultet i kësaj shumë njerëz kan këto simptoma si: lodhje, plogéshti, probleme me gjumin, gjendje depresive, aritmi, anemi, mungesë e aprtitit, moskoncentrim, ushtim në vesh, dhimbe të kokes, marramendje etj.
Siq shifet gjallérimi i Pranveres na sjelle ndryshime të mëdha në organizem, gjatë késaj sezone lulëzojnë shumë bimë të cilat bëjnë pastrimin e gjakut nga toksinat që ndodhen në gjakë, zhvillohen dhe shumë antitrupa të cilët kan fuqi për të luftuar sëmundje të ndryshme duke rritur imunitetin e trupit, andaj aplikimi i hixhames në këtë sezonë forcon sistemin imunitar, ndihmon në qarkullimin e gjakut në organizëm, duke lehtësuar mungesën e oksigjenit në tru, pastron organizmin nga toksinat e grumbulluara gjatë dimrit të fjetur, ndihmon në tejkalimin e gjendjes depresive, stimulon qarkullimin e gjakut, stimulon aktivitetet mendore, lufton alergjitë të cilat janë shumë të shpeshta në Pranverë!
Pastaj kosumimi i qokollades së zezë, patateve, bananeve, mjaltes, sallatat me vaj ulliri dhe uthull molle, ecja në mëngjese të freskëta, larja e fytyres disa her në ditë me ujë të ftoht na lehtéson gjendjen e cekur më lartë!

Përgatiti: inf.Qendresa Paqarizi (Çertifikuar për Hixhame)

Konstipacioni (Kapsllëku) – Lehtesimi dhe menjanimi i nje problemi të till me Hixhame!

0

Konstipacioni (Kapsllëku) – Lehtesimi dhe menjanimi i nje problemi të till me Hixhame!

Konstipacioni ndodhe kur zorra perthith me shume uje ose kur muskujt kontraktues te zorres punojn ngadal. Si rezultat feceset behen te forta dhe të thata.
Hixhama ndihmon ne balancimin e perthithjes se ujit nga zorra e trash pjese kjo ku behet mbetja ushimore ose feçet.

Konstipacioni (kapsllëku), është përcaktuar si situatë kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje), në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe që dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë konstipacion kanë dhimbje gjatë defekimit dhe shpeshherë kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se nuk dalin jashtë çdo ditë. Gjithsesi, defekim normal mund jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Kjo varet nga personi.
Konstipacioni është shenjë dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë konstipacion në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dietë e varfër. Në shumë raste konstipacioni është i përkohshëm dhe jo serioz.

Shkaqet:
~Dieta e varfër në fibra ushqimore;
~ Mungesa e aktivitetit fizik (zakonisht tek të moshuarit)
~ Medikamentet
~ Qumështi
~ Sindromi i zorrës së irritueshme
~ Ndryshime në mënyrën e jetesës ose rutinës si p.sh. shtatzënia, moshimi dhe udhëtimet;
~ Abuzime me laksativët (medikamentet që ndihmojnë në jashtëqitje)
~ Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar
~ Dehidrimi (humbje e lëngjeve të trupit)
~ Probleme me zorrën dhe rektumin
~ Probleme me funksionin intestinal
Etj.

Përzgjodhi dhe Përshtati inf.Qendresa Paqarizi & Sami Dobra (Të Çertifikuar për Hixhame)

VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI

0

“VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI” ✦

1 ● Fërkimi i fytyrës me duar nga ndikimi i gjumit

Imam Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë rekomanduar këtë veprim, duke u bazuar në një hadith të shënuar nga Imam Muslimi: “…atëherë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) u zgjua dhe qëndroi ulur duke e fërkuar fytyrën me duart e tij.” [Buhariu, 183]

2 ● Leximi e kësaj duaje (lutjeje):

“الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور”

Elhamdulil-lahil-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushur ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha jetë pasi na kishte bërë të vdekur dhe tek Ai do te tubohemi [pas ringjalljes]). [Buhariu, 6312]

3 ● Përdorimi i misvakut (një shkop që përftohet nga pema Arak [Salvadora Persica] për të pastruar dhëmbët)

“Sa herë që Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) zgjohej, madje edhe natën, ai e përdorte misvakun për t’i pastruar dhëmbët.” [Buhariu, 245 dhe Muslimi, 255]

Urtësia prapa kësaj është se, misvaku e freskon dhe e aktivizon trupin dhe eliminon aromat e pakëndshme.

4 ● Futja e ujit në hundë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, atëherë le të fut ujë tri herë. Se vërtet shejtani e ka kaluar natën në pjesën e sipërme të hundës.” [Buhariu, 3295 dhe Muslimi, 245. Teksti është sipas Muslimit]

5 ● Larja e duarve tri herë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, le të mos e fut dorën e tij në ndonjë enë, veçse pasi ta ketë pastruar dorën tri herë.” [Muslimi, 278]

VESHJA E RROBAVE”

0

VESHJA E RROBAVE” ✦

Veshja dhe zhveshja e rrobave ndodh disa herë gjatë ditës dhe natës, me qëllim të larjes, gjumit etj. Ka disa sunete mbi veshjen e tyre.

Nëse do që t’i veshësh apo zhveshësh rrobat tua:

1 ● Thuaj “Bismil-lah” (Në emër të Allahut) kur i vesh apo zhvesh ato. Imam Neveviu ka thënë: “Kjo (të thënit “Bismil-lah”) rekomandohet në të gjitha veprimet.”

2 ● Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur i vishte apo zhvishte rrobat, këmishën, petkun a çallmën, thoshte:

“الحمد لله الذي كساني هذا (الثوب) ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة”

Elhamdulil-lahil-ledhi kesani hadha (eth-theub) ve razekanihi min gajri haulin minni ve la kuvveh ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) dhe më furnizoi me të, pa mundin e fuqinë time). [Ebu Davudi, 4023]

3 ● Fillo veshjen e rrobave nga ana e djathtë

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur t’i vishni rrobat, filloni nga ana e djathtë.” [Ebu Davudi, 4141; Tirmidhiu, 1765. Teksti është sipas Ebu Davudit]

4 ● Kur t’i zhveshësh rrobat, fillo me anën e majtë, pastaj të djathtën – pra e kundërta e veshjes.

 

Efekti i lutjeve të mbrëmjes

0

Efekti i lutjeve të mbrëmjes

E ndërrojnë gjendjen në një gjendje tjetër.
E shërojnë të sëmurin që ka kohë i shtrirë.
E largojnë mërzinë (pikëllimin) që e ka lodhur mendjen.

“Robi ndodhet më afër Zotit të tij, atëherë kur ai është në sexhde. Prandaj, lutuni sa më shumë në sexhde.”

Profeti, alejhi selam.

Përktheu: Qendra Kur’anore – Preshevë

Lutje profetike për ankthin dhe stresin

0

9 lutje profetike për ankthin dhe stresin

Më poshtë do të lexoni disa lutje që mund t’i bëni kur përjetoni stres dhe ankth. Ato janë një mënyrë për të davaritur frikën, për të kërkuar falje tek Allahu, por gjithashtu edhe ndihmën, mbështetjen dhe udhëzimin e tij. Këto janë fjalët e Profetit a.s, prandaj kushdo që i bën këto lutje në gjendje nevoje, Allahu do t’i përgjigjet lutjes së tij të sinqertë. Qofshin ato të dobishme për të gjithë ne, sepse në jetën e besimtarit ka gjithmonë nevojë për mbrojtje, udhëzim dhe mëshirë nga Allahut.

Ata që i kthehen Allahut sinqerisht duke u përgjëruar për ndihmën e tij, duhet të dinë që në të vërtetë Allahu është pranë shërbëtorit të tij, sepse:

“Kur Allahu dëshiron ta pastrojë dhe lartësojë dikë, e sprovon atë me vështirësi”.

Një këshillë e përgjithshme nga Profeti Muhamed a.s kur jeni të stresuar ose vuani nga ankthi:

“Nëse dikush kërkon vazhdimisht falje, Allahu do t’i mundësojë një rrugëdalje për çdo problem, dhe lehtësim për çdo ankth, dhe do ta furnizojë andej nga nuk e imagjinon.”

Kur jeni të stresuar, të brengosur ose përballeni me vështirësi:

Ibn Abasi raporton se Profeti a.s, në kohë pikëllimi dhe brengosjeje bënte këtë lutje:
“Nuk ka zot përpos Allahut, Të Gjithëfuqishmit, Të Butit, nuk ka zot përpos Allahut, Zotit të Fronit të Lartë, nuk ka zot përpos Allahut, Sunduesit të qiejve, tokës dhe fronit të nderuar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Enesi thotë se kur Profeti a.s përballej me ndonjë vështirësi serioze, ai thoshte gjithmonë lutjen:
“O I Gjallë, o I Përjetshëm, kërkoj strehim në mbrojtjen Tënde.” (Tirmidhiu)

Ebu Hurejre transmeton se kurdo që Profeti a.s përballej me ndonjë situatë të vështirë, ngrinte kokën nga qielli dhe lutej: “Lavdia i takon Allahut, Të Gjithëfuqishmit.”
Ndërsa kur përgjërohej fort dhe me këmbëngulje, ai thoshte:

“O i Gjalli që s’vdes kurrë, O i Përjetshëm.” (Tirmidhiu)

Ebu Bekri transmeton se Profeti a.s ka thënë:
“Duaja e ankthit dhe stresit është: ‘O Allahu, shpresoj në mëshirën tënde, prandaj mos më lër të mbështetem në veten time as kur përplas qepallat e syve. Drejtoji të gjitha çështjet e mia. Nuk ka zot përveç Teje.”’ (Ebu Daudi)

Esma, vajza e Amaisit, përcjell se Profeti a.s e ka pyetur:
“Do të të them disa fjalë që mund t’i thuash në kohë të vështira dhe të trishtuara? Ato janë: “Allah, Allah, Ti je Zoti im. Nuk të shoqëroj askënd në adhurim!”

Sipas një tjetër transmetimi, këto fjalë duhen thënë 7 herë.

Sad ibn Uekasi përcjell se Profeti a.s ka thënë:
“Lutja e bërë nga Profeti Junus a.s në barkun e balenës ishte: “Nuk ka Zot tjetër përveç Teje. Ti je më i larti, Ai që s’njeh dobësi. Vërtet unë isha nga të padrejtët.”

Nëse një musliman thotë këtë dua, lutja e tij do të pranohet.

Në një transmetim tjetër lexojmë: “Unë di disa fjalë përmes të cilave Allahu të largon dëshpërimin. Janë fjalët me të cilat u lut Junusi, vëllai im.” (Tirmidhiu)

Ibn Mesudi përcjell se Profeti a.s ka thënë:
“Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Allahut, i goditur nga pikëllimi ose dëshpërimi, bën këtë lutje, atëherë ajo do të pranohet.

‘O Allah, unë jam shërbëtori yt, i biri i shërbëtorit tënd dhe i shërbëtores tënde. Balli im është në dorën tënde. Urdhrat e tua mbizotërojnë mbi mua dhe vendimet e tua për mua janë të drejta. Unë të drejtohem me çdonjërin prej emrave të bukur me të cilët ke përshkruar veten, që ke shpalosur në librin tënd, ose që ua ke mësuar krijesave të tua, ose që ke zgjedhur t’i ruash pranë vetes si pjesë të dijes së fshehtë, që ta bësh Kur’anin kënaqësinë e zemrës time, dritën e kraharorit tim, dhe qetësimin e pikëllimit, dëshpërimit dhe vuajtjeve të mia.’”

Kjo lutje nuk do të mbetet pa përgjigje. Allahu do t’ia largojë vuajtjet atij që bën këtë lutje dhe do t’ia zëvendësojë ato me lumturi. (Ahmedi dhe Ibn Hibani)

Enesi përcjell se Profeti a.s shpesh lutej duke thënë:
“O Allah, nuk ka lehtësim përveç asaj që ti e cakton si lehtësim. Vetëm Ti mund t’i lehtësosh vështirësitë.” (Fiku Suneh, Vëllimi 4, F.131)

Në kohë të vështira Profeti a.s thoshte:
“Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të Madhërishmit, të Gjithëmëshirshmit. Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të Fronit të Fuqishëm. Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të Qiejve dhe Zotit të Fronit të Lartësuar.” (Buhariu, Vëllimi 9, F.526)

Mos harroni që sëmundja shlyen veprat e këqija dhe fshin mëkatet.

Ebu Hurejra përcjell se Profeti a.s ka thënë:

“Kur Allahu dëshiron ta pastrojë dhe lartësojë dikë, Ai e përball atë me vështirësi”.

Ai a.s gjithashtu ka thënë:

“Për çdo fatkeqësi, sëmundje, ankth, pikëllim, lëndim, ose vuajtje që muslimani përjeton, madje edhe për dhimbjen e shkaktuar nga shpimi i një gjembi, Allahu e pastron atë nga mëkatet.”

Ibn Mesudi thotë: “Vizitova Të Dërguarin e Allahut ndërsa ishte me temperaturë dhe i thashë: ‘O I Dërguari i Allahut, ke temperaturë të lartë’. Ai m’u përgjigj: ‘Unë përjetoj temperaturë sa dy persona nga ju.’ E pyeta, ‘Mos ndoshta sepse edhe shpërblimi yt është dyfish?’ Ai u përgjigj: ‘Po, është e vërtetë. Për çdo lëndim që muslimani përjeton, qoftë edhe shpimin e një gjembi, Allahu i fshin mëkatet që bien prej tij njësoj si gjethet nga pemët.”

Ebu Hurejre thotë: “Njëherë Profeti a.s tha: ‘Shembulli i besimtarit është si i një bime të freskët dhe të butë që era e përkul në drejtimin nga fryn. Por kur era ndalet, bima drejtohet sërish. (Ngjashëm, edhe besimtari sprovohet me vuajtje për të forcuar zemrën dhe besimin e tij, dhe ai tregohet i durueshëm dhe i palëkundur.) Ndërsa njeriu i keq është si një pemë pishe, që mbetet e ngurtë dhe e ngrirë, derisa Allahu e thyen kurdo që të dëshirojë.” (Fiku Suneh, Vëllimi 4, F.1)

Burimi: islam.ru/en

Plani i çmendur: Princi ‘shkëput’ Katarin nga Gadishulli Arabik

0

Fondi i investimeve saudite planifikon të hapë një kanal në kufi me Katarin. Projekti është duke pritur miratimin zyrtar dhe lejen për të filluar ndërtimin, shkruajnë mediat arabe.

Gjatësia e kufirit midis dy vendeve është 60 kilometra. Kanali do të mundësojë që bregu lindor i Arabisë Saudite të bëhet i pandërprerë, gjë e cila do të thjeshtësojë tregtinë dhe turizmit, si dhe do të “ringjallë rajonin.”

Sipas planit do të ketë ndërtim të infrastrukturës për naftë dhe industritë e tjera, plazhe, zonat e organizuara për pushime dhe të krijohet një port i ri, transmeton kp.

Ndërtimi nuk do të dëmtojë specifikat natyrore dhe shoqërore të territorit. Gjerësia e kanalit do të jetë 200 metra, thellësia 15-20 metra. Ai mund të pranojë të gjitha llojet e anijeve të mallrave dhe pasagjerëve.

Çmimi fillestar i projektit vlerësohet të jetë rreth 2.8 miliardë dollarë. Kanali do t’i takojë ligjërisht Arabisë Saudite.

Sherimi eshte ne tre gjera:ne prerje(siperfaqesore te lekures)e njeriut qe ben hixhame,ne pirjen e mjaltit dhe djegien

0

Mjalti:Allahu i Lartesuar thote:”Nga barqet e tyre (bleteve)del leng,nghyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilen ka sherim(bar-ilaç)per njerzit.(En-Nahl,69)
I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selam ka thene:”Sherimi eshet ne tre gjera:ne prerje(siperfaqesore te lekures)e njeriut qe ben hixhame,ne pirjen e mjaltit dhe djegien(kauterizimin).(Buhariu,nr.5681.).”Ju porosisi per dy ilaçe:mjaltin dhe Kuranin.