Home Blog Page 17

Pse pom qan Femija dhe po friksohet ne gjum?

0

Pse pom qan Femija dhe po friksohet ne gjum?

E merr një shishe me ujë dhe i lexon suren El Fatiha, Ajetul Kursin këto i lexon nga një her, ndërsa suren Ihlas, Felek dhe Nas i lexon tre her, dhe leximi tre her bëhet duke i lexuar të trijat. Pasi që ti lexon këto sure i pështyn ujit (pështym pa pështym). Dhe me këtë ujë e pastron fëmiun 4-5 ditë. Edhe pse që në ditën e parë insha Allah do ti largohet mirëpo më mirë është që të përsëritet pastrami i fëmiut 4-5 dit.Kur dëshiron ta pastrosh, mbush një enë me ujë të nxehtë dhe në atë ujë zbrazë gjysmën e shishes së ujit të kënduar, e përzien dhe lahesh me të. Ujin në shishe nuk e lejonë të hargjohet, sa herë që hargjohet gjysma e ujit i shton prapë.

Eroll Nesimi

Hurmat e freskëta (arab. rutab)

0

Hurmat e freskëta (arab. rutab)

Hurmat janë ushqim të cilin Allahu i Gjithëfuqishëm ia siguroi Merjemes pasi që ajo e kishte lindur Isain a.s. nën drurin e palmës. Allahu i Gjithëfuqishëm e frymëzoi Xhibrilin a.s. duke i thënë Merjemes:

“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.

Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .” (Merjem, 25-26)

Abdullah ibn Xhaferi ka treguar se e kishte parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke ngrënë hurma të freskëta me trangull. (Buhariu, 9/488; Muslimi, 2043)

Ndonjëherë ai hante më shumë hurma të pjekura dhe lëng mjalti për t’i ëmbëlsuar.

Gjithashtu, ai e kishte bërë zakon të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, atëherë pinte pak ujë. (Ebu Davudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164)

Hurmat e freskëta janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Ato rregullojnë gjendjen e lukthit të ftohur. Ngrënia e hurmave të freskëta ekuilibron strukturën e njerëzve me temperament të flashkët dhe përgjithësisht kanë dobi të shumta për trupin, e posaqërisht në vendet ku ato janë frut kryesor.

Tek ata që nuk janë mësuar të hanë hurma, hurmat e freskëta do të zbërthehen dhe prishen shumë shpejtë në lukth dhe do të gjenerojnë temperaturë intensive dhe qarkullim të përshpejtuar të gjakut, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhembje koke të theksuar, çrregullime të tëmthit (vrerit), dëmtim të dhëmbëve, gjë që kërkon të vendoset ekuilibri i çrregulluar i sekrecioneve të trupit nëpërmes ushqimit të temperamentit të ftohtë ose nëpërmes purgacionit.

Hurmat e freskëta i bëjnë më të lehtë simptomat e temperamentit të dobët të lukthit, që shkaktohet me vlerë të ulët kalorike, dhe ndihmojnë gjendjen dhe substancat të cilat për nga natyra e tyre janë të ftohta për lukthin. Ato komponohen, gjithashtu, me gjendjen e barkut, lehtësojnë resorbimin e dobët në zorrë dhe rregullojnë digjestionin e dobësuar aq mirë, siç e rregullojnë edhe strukturën e nxehtë të trupit kur kombinohen me shurupin e mjaltit dhe uthullës ose me shegën e hidhur (lat. Punica granatum). Prandaj hurmat e freskëta prishen shpejtë. Ngrënia e hurmave të freskëta në mënyrë intensive do të ndezë gjakun, do të shkaktojë dhembje koke, mbylljen e enëve të gjakut dhe dhembje në fshikëzën urinare, shton etjen dhe dëmton dhëmbët. Në anën tjetër, trangujt janë të ftohtë dhe të lagësht në shkallën e dytë. Ata shuajnë etjen dhe nxisin fuqinë personale edhe përmes aromës së tyre të mirë. Ata e ftohin temperamentin e keq të lukthit dhe ekuilibrojnë funksionet gastrointestinale dhe ulin tempraturën.

Sa i përket ndërprerjes së agjërimit (arab. iftar) të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., me hurma të freskëta, me të thata apo vetëm me ujë, natyrisht ekziston një shkak i sigurtë për këtë. Meqë e ëmbla depërton më shpejtë deri te mëlçia dhe zbërthehet shumë më shpejtë se substancat tjera ushqimore, veçanërisht nëse ato ushqime janë njësoj edhe të lagështa, atëherë mëlçia është më e përgatitur për t’i pranuar dhe përshpejton shpërndarjen e tyre në pjesë të tjera të trupit, të cilat pjesë kërkojnë energji.

Pasojat negative të hurmës, në mes tjerash, mund të neutralizohen duke ngrënë edhe bajame apo çfarëdo fara në ushqim.

Në gojëdhëna është shënuar se Aisha r.a. ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar në peshë, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj dhe hurma të freskëta për të ngrënë, dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore.”

Rukje e fuqishme kunder magjise qe shkakton enderra te frikshme dhe ankth ne gjum

0

Rukje e fuqishme kunder magjise qe shkakton enderra te frikshme dhe ankth ne gjum

Degjoje cdo dite pas namazeve

Palestina i propozon vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

0

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, propozoi që vendet arabe t’i tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigjje për hapjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

“Nuk do të ketë dëme për vendet arabe nëse kolektivisht i zhvendosin ambasadorët e tyre nga Uashingtoni”, tha Maliki në një takim të Ligës Arabe në Kajro.

Maliki, gjithashtu, tha se anëtarët e Lidhjes Arabe, ministrat e jashtëm të të cilëve u mblodhën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për çështjen palestineze, duhet t’i ftojnë ambasadorët e SHBA-së dhe t’ua kujtojnë atyre për refuzimin arab për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem.Ai tha se shtetet arabe ranë dakord në takimet e mëparshme që duhet të ndërpresin lidhjet me çdo vend që transferon ambasadën e saj në Jerusalem.

Hurmat e Medinës (arab. ‘axhva)

0

Hurmat e Medinës (arab. ‘axhva)

Hurmat e dehidratura

Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”

Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)

Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës. Hurmat kanë sasi të madhe të sheqerit. Hurmat dehidrohen në diell ose në degët e tyre, ndërsa ndonjëherë zbuten me qumësht për të ndihmuar tretjen e tyre, kurse shpesh bluhen për miell.

Disa nga dobitë e tyre përfshijnë sasinë e madhe të fijeve, prandaj ato e ngadalësojnë procesin e tretjes së ushqimit të njëllojtë.

Hurmat e Hixhazit dhe të gadishullit Arabik janë më të mirat dhe më të ushqyeshmet.

Shkenca shpjegon 5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur ju bëni Hixhame

0

Shkenca shpjegon 5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur ju bëni Hixhame

Kur të mësoni dobitë që ka Hixhame në përmirësimin e shëndetit ju do ndryshoni mendje në të kundërtën e asaj që flitet si një praktikë mjekësore e vjetëruar dhe barbare, madje do jetë pikë vendimtare që ta provoni që tani. Kur fillon dhe mendon për praktikat mesjetare mjekësore të vie ndërmend trajtimi me ushujza apo veprimi i hixhames në filmat historik ku mjeku mban zjarrin shumë afër gotës së qelqit pak para se ta vendosë në shpindën e personin të sëmurë, duke formuar kështu vakum që pastaj tërhjekë lëkurën në brendësi të gotës.

Praktika e Hixhames duket sikur kundërshton kuptimin që ne kemi mbi mënyrën se si mjekësia moderne funksionon sa që na duket e vështirë të besojmë që mund të na bëj dobi në shëndet. Por mjekësia moderne ka vërtetuar po këtë; që kjo praktikë e lashtë mjekësore mund të ndihmoj të sëmurët të shërohen.

Jane disa lloje të Hixhames, dhe kjo praktikë ka bazë në praktikën mjekësore Tradicionale Kineze të akupresurës e cila ka efekte terapeutike të vërtetuara. Në këtë artikull ne do të shqyrtojmë disa dobi të Hixhames të bazuara në të dhëna të vërteta shkencore, si dhe të sqarojmë llojet e terapive që janë të pranishme.

5 mënyra se si Hixhama vepron në përmirësimin e shëndetit

Hixhama nuk është dicka që ju mund ta provoni në shtëpi pasi egziston rreziku i dëmtimit, infeksionit, apo të bërit më shumë dëm se dobi. Asosiacioni Internacional i Terapisë me Kupa (ICTA) katerapistë të trajnuar ndërkombëtarë, të cilët kanë dituri të gjërë të anatomisë dhe fiziologjisë që ofrojnë gjatë përmirësimit të shëndetit tuaj.

Terapia e lagësht me kupa (Hixhame) përfshinë disa ngacmime të imëta të lëkurës përveq asaj që paraprakisht bëhet thithja e lëkurës përmes kupëzimit të thatë. Të dy llojet e kupëzimit janë në llogari të përmirësimit të shëndetit, por shumica e hulumtimeve shkencore janë bërë mbi efektet e terapisë së lagësht (Hixhame). Kupëzimi i lagësht apo Hixhama është përdorë në mjekësinë tradicionale Aziatike dhe Arabe dhe daton mijëra vjet më herët.

Kupëzimi është aplikimi i gotave në pika të caktuara të lëkurës për të formuar presion negativ. Asosiacioni Internacional i Terapisë me kupa pohon se Hixhama mund të përmirësojë shëndetin tuaj nëse ju vuani nga disa probleme shëndetësore fizike dhe mentale, duke përfshirë ftohjen e zakonshme, depresionin, artritin, anksiozitetin, ishiatikun, problemet me zorrët e holla, dhembjet e muskujve, madje edhe celulitin dhe shenjat e lëkurës apo strijat.

ICTA liston këto dobi shëndetësore të hixhames:

* Stimulimi i indeve të thella

* Largimi i inflamacionit

* Nxitë qarkullimin e lëngut limfatik për të stimuluar sistemin imunitar

* Shton furnizimin e lëkurës me gjak

* Relakson muskujt dhe zbutë indin lidhor

* Mbështetë qarkullimin e gjakut

* Shpërbën adhezionet e indit të vragave

* Stimulon linjat e lëvizjes së energjisë Qi

1. Rritë funksionin e sistemit imunitar

Në rishikimin e një teknike terapeutike të lashtë të quajtur Al-hijamah, e cila është një teknikë e kupëzimit të lagësht, hulumtuesit Egjiptian dhe të Arabisë Saudite thonë se kjo terapi mund të jetë shumë shpresëdhënëse si tretman për rritjen e imunitetit të trupit të njeriut, fuqizimin e ndikimit të barërave modern farmaceutik dhe në pastrimin e gjakut nga substancat patologjike të cilat shkaktojnë dhe janë të lidhura me patogjenezën e shumë sëmundjeve. Hulumtimi vë në pah që terapia me kupa ndihmoi në rritjen e funksionit të sistemit imunitar me 156% kur u shoqërua me trajtimin konvencional farmakologjik. Pa terapinë me barna, kupëzimi e rriti përgjigjen natyrale Killer Cell të sistemit imunitar me 133% .

2. Redukton dhembjen kronike

Studimi Egjiptian dhe i Aarabise Saudite mbi nyjet e eshtrave gjithashtu erdhi në përfundim se dhembja kronike e raportuar nga pacientët të cilët për të njejtën kërkuan ndihmë ishte reduktuar nga ndikimi i terapisë me kupa -hixhame., 40% pas dy muajve, dhe 59% pas tre muajve terapi. Kjo u gjetë e vërtetë për njerëzit të cilët përjetonin artritin reumatoid dhe dobitë ehixhames besohet që përfshijnë edhe llojet e tjera të dhembjes kronike gjithashtu.

3. Përmirësimi i mbrojtjes nga sëmundjet virale dhe bakteriale

Herpesi, influenza, hepatiti viral, aknet, dermatiti dhe celuliti janë probleme shëndetësore të cilat gjithashtu mund të përmirësohen nga terapia me kupa. Mënyrat me të cilat kupëzimi ndikon në përmirësimin e shëndetit janë komplekse pasi tretmani vepron mbi shumë sisteme të trupit njëkohësisht. Në sistemin neurologjik, neurotransmiterët si serotonina, dopamina, endorfinat që të gjitha lirohen gjatë terapisë. Në sitemin imunitar, iritimi i përkohshëm i lëkurës aktivizon funksionin imun i cili pastaj rritë nivelin e interferoneve, të faktorit tumor nekrotizues, dhe rritë qarkullimin e lëngut limfatik.

4. Redukton shkallën e sëmundjeve kardiovaskulare

Hipertensioni sistolik, insuficienca e zemrës, koagulet vaskulare të këmbëve, ishemia e miokardit dhe aritmia, madje edhe infarkti i miokardit apo edhe shpeshtësia e sulmit në zemër janë reduktuar nga përdorimi i terapisë me kupa siq është raportuar nga hulumtimet Egjiptiano-Arabe.

5. Largim të kokëdhembjes

Kokëdhembja dhe migrena mund të jenë aq të fuqishme sa që njerëzit humbin punën dhe kanë vështirësi ekonomike si pasoj e pengesave që atyre u jep dhembja. Njerëzit njashtu privohen nga aktivitete të ndryshme sociale argëtuese dhe hobi të cilat më herët i kanë shijuar si shkak i kokëdhembjeve kronike. Lajmii mirë është që Hixhama funksionon në përmirësimin e shëndetit të atyre që përballen me kokëdhembje.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini

Hixhama Therapist.

 

I Dërguari dhe Cilësia e Ushqimit

0

I Dërguari dhe Cilësia e Ushqimit

“Ena më e keqe që i biri i Ademit ka mbushur është stomaku i tij. Do t’i mjaftonin biri të Ademit disa kafshata për të mbajtur shpinën drejt. E nëse i duhet të hajë më shumë, atëherë le ta mbushë një të tretën e stomakut me ushqim, një të tretën me ujë dhe një të tretën t’ia lërë ajrit (ta lërë bosh).

Kjo thënie është paralajmërim i qartë dhe këshillë e thellë nga I Dërguari i Allahut. Ai nuk po predikon të qëndruarit të uritur, por po na tërheq vëmendjen mbi rreziqet (fizike dhe shpirtërore) e mbingopjes dhe faktin që për të jetuar na nevojitet shumë pak ushqim.

Mënyra sesi shumica prej nesh i përqasen ushqimit dhe konsumit të tij është e dëmshme. Ne hamë për t’u argëtuar, jo për të mbijetuar. Hamë kur jemi të mërzitur. Hamë kur shikojmë ushqim. Hamë kur shikojmë emsione mbi ushqimin. Rrallëherë na ndodh të hamë sepse jemi të uritur, dhe kur jemi vërtet të tillë hamë më shumë nga sa kemi nevojë.

Rukje per t’i larguar pengesat (bllokimet fe,martes,tregti,dije,etj) ne jete shkaku syrit te keq dhe smires

0

Rukje per t’i larguar pengesat (bllokimet fe,martes,tregti,dije,etj) ne jete shkaku syrit te keq dhe smires

Degjojeni cdo dite pas namazeve ditore (minimumi 5 here ne dite)
Me kufje me sy mbyllur me qetesi …
Sherues eshte vetem Allahu .
Beni lutje qe Allahu me ja sqaru semundje dhe ilacin …
Jepni sadake …

Duaja nëse shohim ëndërr të keqe

0

Nëse sheh ëndërr të keqe duhet:

Të pështyjë tri herë në anën e majtë.

Të kërkojë mbrojtjen e Allahut [subhanehu ve teala] nga djalli i mallkuar dhe nga e keqja e asaj që ka parë (tri herë).

Mos t’ia tregojë këtë askujt.

Të kthehet në krahun e kundërt.

Muslimi 4/1772, 1773.

Të ngritet dhe të falet, nëse dëshiron.

Muslimi 4/1772, 1773.

Rukje e fuqishme kunder anemise ( per anemiket;pagjakesia)

0

Rukje e fuqishme kunder anemise ( per anemiket)
Degjojeni cdo dite pas namazeve ditore …

ANEMIA
Dobesim i pergjithshem i organizmit, nga pakesimi i rruazave te kuqe te gjakut, pagjakesi. Ne kete rast personave u mungon gjalleria, jane te pafuqishem, te dobet, te zbehte. Kjo semundje prek çdo grup-moshe.

SIMPTOMAT:
1-Anemiket kane gjithmone zbehje te lekures
2-Kane skuqje jo normale te buzeve
3-Tek thonjte u krijohet gjithmone nje shtrat i prere
4-Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar

10.KESHILLA PER ANEMIKET

1- Anemiket duhet te konsumojnë fruta me vitamine C
2- Anemiket duhet te konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
3- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar aneminë
4- Anemia shkaktohet si pasoje e një ushqimi tëkeq
5- Anemiket duhet te pine 150 gram lëng karotash ne dite
6- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri ore përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7- Pacientet duhet të pijnë çdo dite 150 ml lëng te rrepës se kuqe, para buke
8- Këshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja
9- Të sëmuret duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta te mandarinës per një kohe prej 20
dite.
10-Hurma ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te përberjes se celulozës,Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder Anemise.

Përgatiti: inf.Qendresa Paqarizi