Home Edukim Pacolli do të dorëzojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi për krimet...

Pacolli do të dorëzojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi për krimet e luftës

18 views
0
SHARE

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se rreth 10 mijë faqe material për krimet e luftës do t’i dorëzojë tek prokurorët.

“Do të depozitoj 10 mijë faqe material për krimet e luftës në Kosovë. Këto në ditët në vijim do t’i dorëzohen prokurorëve tanë dhe të shohin se çka mund të bëjnë. Janë dokumente që janë aty, nuk janë trajtuar asnjëherë. Diku 95% e kriminelëve që janë përmendur në këto dokumente veprojnë dhe lëvizin lirshëm”, tha Pacolli në një konferencë për media.

Ai tha se në bashkëpunim me prokurorët kanë caktuar ditën e depozitimit të këtyre materialeve.

“Detyra historike është te dokumentojmë vrasjet, dhunimet, dëbimet e kryera nga forcat serbe. Lufta e Kosovës kishte rezultuar me vrasjen e shumë njerëzve, dhunimin. Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës dhe në disa raste jo”, tha Pacolli.

I pyetur rreth mungesës së njohjeve për Kosovën gjatë mandatit të tij, ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dështuar dhe se njohjet nuk janë tërhequr. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/pacolli-do-te-dorezoje-ne-prokurori-10-mije-faqe-deshmi-per-krimet-e-luftes/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here