Home Edukim Osmani: S’ka pasur takime VV-LDK, do të ishte gabim historik nëse nuk...

Osmani: S’ka pasur takime VV-LDK, do të ishte gabim historik nëse nuk arrihet koalicioni

8 views
0
SHARE

Sipas nënkryetares së VV-së, Vjosa Osmani nëse nuk arrihet koalicioni me Vetëvendosjen, kjo do të përbënte një gabim historik.

Ajo para mediave ka thënë se pas zhvillimeve të seancës së 26 nëntorit ka qenë nevoje urgjente mbledhja e organeve të LDK-së, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, takimet kanë qenë të paraparë të mbahen sot, mirëpo janë shtyer për të hënën, për shkak se edhe një numër i deputetëve nuk janë në Kosovë.

“Pas zhvillimeve të 26 dhjetorit ka qenë nevoja që organet e LDK të mblidhen edhe njëherë. Këto takime kanë qenë të parapara për të premten por janë shtyer për të hënën për shkak të arsyejeve tëknike dhe një numër i deputetëve nuk janë në Kosovë. Të hënën do të diskutojmë këto rrethana të reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe deputetëtve të cilët kanë marrë legjitimitetin qytetarë. Pasi ti dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur se do të insistojë deri në fund për arritjen e koalicionit me VV-në.

“Si bartëse e listës e LDK dhe përfaqsusese e votuesve e kam për detyrë që ta dërgoj vullnetin qytetar deri në fund.Do të insistoj deri në fund(për koalicionin me VV-në)”, tha Osmani.

Ajo foli dhe për raportimet se ka pasur takime të fshehta mes dy partive, për të cilat tha se nuk janë të vërteta.

Sipas saj, duhet të krijohet një frymë bashkëpunimi dhe komunikimi mes VV-së e LDK-së.

Ndryshe, të hënën pritet të takohen kreu i VV-së, Albin Kurti si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për mandatimin për krijimin e qeverisë.

Po këtë ditë, mblidhet edhe kryesia e LDK-së, ku pritet të mirret një vendim për atë se si do të vazhdohet më tutje në raport me krijimin e Qeverisë së re.

http://mesazhi.com/osmani-ska-pasur-takime-vv-ldk-do-te-ishte-gabim-historik-nese-nuk-arrihet-koalicioni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here