Home Edukim ORCA zbulon skemën e mashtrimit me publikime shkencore

ORCA zbulon skemën e mashtrimit me publikime shkencore

18 views
0
SHARE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim përmes një aksioni simbolik ka paraqitur disa të dhëna dhe emrat e personave, që sipas tyre janë të përfshirë në një skemë mashtrimi të avancimeve akademike.

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka treguar se është një revistë shkencore e cila është fiktive dhe në të cilën ka edhe staf që presin të avancohet.

Ai tha se kanë testuar dyshimet ku përmes një emri fiktiv kanë aplikuar që të publikojnë një punim shkencor, i cili qëllimisht kishte gabime drejtshkrimore, metodologjike etj, dhe se i njëjti është pranuar për publikim.

“Me datën 8 nëntor i është shkruar një e-mail personit kontaktues të “Internacional Journal Of Research in Bussines and Social Science” nga një person fiktiv i quajtur Andrra Qielli nga një universitet fiktiv “Triumf University” në Tiranë”.

Sipas Gjinovcit, ORCA gjatë hulumtimit ka parë që ka edhe staf të cilët janë duke pritur të avancohen që kanë publikuar në këtë revistë fiktive, e ndër ta është edhe dekani i Fakultetit Ekonomik But Dedaj, përderisa kandidatja tjetër Sevdije Alshiqi e cila e ka veç një punim në këtë revistë dheka marrë rekomandim për avancim si profesoreshë asistente.

ORCA ka kërkuar nga senati i UP-së të mos i merr për bazë në avancim të profesorëve punimet në këtë revistë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/orca-zbulon-skemen-e-mashtrimit-me-publikime-shkencore/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here