Home Edukim OKB vazhdon dërgimin e ndihmave për sirianët e zhvendosur

OKB vazhdon dërgimin e ndihmave për sirianët e zhvendosur

15 views
0
SHARE

OKB sot ka dërguar së paku 96 maunë të ndihmave humanitare për civilët e zhvendosur nga lufta të qytetit veriperëndimor Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kamionët hynë në Siri përmes vendkalimit kufitar në provincën jugore të Turqisë, Hatay.

Që kur regjimi i Bashar al-Assadit, Rusia dhe Irani filluan sulme në nëntor të vitit 2019, rreth 360.000 persona kanë braktisur Idlibin duke u strehuar afër kufirit të Turqisë. Ata momentalisht kanë nevojë të madhe për ndihma humanitare.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u dakorduan ta kthejnë Idlibin në një zonë de-eskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara shprehimisht.

Që atëherë, më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse në zonën e de-eskalimit, ndërsa armëpushimi vazhdon të shkelet.

Mbi një milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive gjatë vitit të kaluar.

Pas një takimi të kabinetit turk në dhjetor të vitit të kaluar, zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalin tha se Turqia pret që të ndalojë këto sulme sa më shpejt të jetë e mundur përmes një armëpushimi të ri.

Sipas Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare Siriane, provinca Idlib është shtëpia e rreth 3 milionë civilëve, 75 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka strehuar rreth 3.7 milionë sirianë që ikën nga vendi i tyre, duke e bërë Turqinë vendin e parë në botë për strehimin e refugjatëve.

Sipas shifrave zyrtare, Ankaraja deri më tani ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët.

http://mesazhi.com/okb-vazhdon-dergimin-e-ndihmave-per-sirianet-e-zhvendosur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here