Home Edukim OKB shpreh keqardhje për përshkallëzimin ushtarak në Libi

OKB shpreh keqardhje për përshkallëzimin ushtarak në Libi

23 views
0
SHARE

Misioni Special i OKB-së për Libinë ka shprehur keqardhje lidhur me zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin ushtarak që po përkeqësohet në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja zyrtare në rrjetin social të Misionit, thuhet se zgjidhja politike për krizën në vend është e pashmangshme.

“Misioni vazhdon të bëjë përpjekje për rindërtimin e qasjes ndërkombëtare ndaj Libisë e cila po shkon drejt shpërbërjes. Misioni vazhdon të inkurajojë libianët që të rikthehen në tryezën e dakordimit me objektivin që të pengohet gjakderdhja dhe që popullata civile të mos përjetojë më shumë fatkeqësi. Na vjen keq për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin ushtarak që po përkeqësohet në vend”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Lideri i forcave të armatosura në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, më 4 prill u dha urdhër njësive të tij për të marrë nën kontroll Tripolin. Pas kësaj, njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e cila ka legjitimitet ndërkombëtar në Libi, filluan operacionin Burkan el-Gadab. 

Gjenerali puçist Haftar së fundmi më 12 dhjetor njoftoi dhënien e urdhrit për një sulm të ri kundër Tripolit nën emërimin “Lufta Përcaktuese”. Kundër urdhrit të Hatfarit për sulme, mbi 10 qytete në perëndim të vendit shpallën mobilizim për të mbrojtur Tripolin.

SHPËRNDAJE

OKB shpreh keqardhje për përshkallëzimin ushtarak në Libi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here