Home Edukim Oferta e VV-së – plus një ministri, Këshilli i LDK-së do të...

Oferta e VV-së – plus një ministri, Këshilli i LDK-së do të vendosë

12 views
0
SHARE

Plus një ministri, të cilën do ta përzgjidhte LDK-ja, është oferta e fundit të cilën Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës. Burime të gazetës brenda negociatave mes dy partive për arritjen e koalicionit kanë thënë se oferta është paraqitur në takimin e së enjtes së kaluar.

Edhe për postin e presidentit VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Por burimet kanë thënë se propozimi, të cilin e ka dhënë kreu i LDK-së të enjten, ishte që LDK-ja ta marrë kryeparlamentarin për vitin e parë dhe pastaj t’ia kthejë Vetëvendosjes, pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e LDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është refuzuar nga Albin Kurti, i cili ka thënë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit është proces i pakthyeshëm.

Ndonëse ky propozim është bërë në takimin Kurti-Mustafa, burime të gazetës brenda Grupit parlamentar të LDK-së dhe Kryesisë kanë thënë se çështja e rrotacionit të kryeparlamentarit nuk ka qenë paraprakisht pjesë e propozimeve brenda strukturave të LDK-së. Këto burime kanë thënë se në takimin e fundit që u parapriu tri takimeve me VV-në, nënkryetarja Vjosa Osmani ka propozuar që “kryeparlamentari të kompensohet me njërën nga ministritë e rëndësishme”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/oferta-e-vv-se-plus-nje-ministri-keshilli-i-ldk-se-do-te-vendose/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here