Home Edukim Oferta e Mustafës nuk e bind Kurtin – vazhdon loja për poste...

Oferta e Mustafës nuk e bind Kurtin – vazhdon loja për poste politike mes VV-së e LDK-së

21 views
0
SHARE

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar.

Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani ishin në takim me Albin Kurtin dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – takim ky i cili nuk pati sukses, shkruan lajmi.net.

Oferta e Isa Mustafës për Lëvizjen Vetëvendosje, një ministri për postin e presidentit nuk e ka bindur liderin e VV-së, Albin Kurti të lidhë koalicion me LDK-në.

Tash kur kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë nga dita e zgjedhjeve ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kërkesë eksplicite postin e Presidentit, gjë që për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme.

Dje të dy subjektet i kanë vizituar dy deputetë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel ku kanë kërkuar formimin e qeverisë sa më shpejtë të jetë e mundur.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/oferta-e-mustafes-nuk-e-bind-kurtin-vazhdon-loja-per-poste-politike-mes-vv-se-e-ldk-se/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here