Home Këshilla Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa...

Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure

0 views
0
SHARE

Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure

Imam Ibn Xhuzej El-Kilbi në Teshilin e tij përmend se Ebu Xhafer ibn Zubejr r.h ka thënë: “Pasi që Kurani është mirësia më e madhe, dhe kjo është një arsyeje që pasuesit e tij të xhelozohen nga të tjerët, përfundon me atë që shuan këtë xhelozi (zili) duke kërkuar strehim tek Allahu!” Pikërisht, nga ky shkak, strehimi tek Allahu, nga e keqja e njerëzve dhe xhinëve, suret el-Felek dhe en-Nas emërtohen me një emër të përbashkët “El-Mu’avvidhetani” – dy suret mbrojtëse.

Kështu që, lexuesit të Kuranit i është urdhëruar që në fillim të leximit të kërkojë strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar, andaj edhe Kurani përfundon me dy suret mbrojtëse që të përfshihet nga strehimi tek Allahu edhe në fillim edhe në fund. Në këtë mënyrë lexuesi i Kuranit është i mbrojtur edhe në fillim edhe në fund të leximit.
Pra, në suren El – Felek kërkohet mbrojtja e Allahut të Madhërishëm nga: sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar: nga sherri i njerëzve, xhinëve, shtazëve, pastaj nga sherri i natës kur e kaplon terri, nga sherri i falltarëve që fryjnë nyje dhe nga sherri i ziliqarit kur vepron me zili. Në këtë sure Allahu i Madhërishëm i përshkruan tre sherret (të këqijat), me çka na tregon rrezikun e madh që del nga to: Sherri i parë është ai i territ të natës, sherri i dytë që përmendet është ai falltarit , respektivisht sherri i sihrit, i cili është i pranishëm në çdo moment. Dhe sherri i tretë është ai ziliqarit kur vepron me zilinë e tij.

Duke marrë parasysh se sureja Felek ka pesë ajete, me këtë jetet shenjë se ai i cili e lexon me sinqeritet këtë sure do të jetë i mbrojtur nga pesë sherre. “Sherri i njerëzve, i xhinëve, i egos, i shejtanit dhe sherri i sëmundjes, ndërsa në suren En-Nas kërkohet mbrojtja nga shejtani dhe nga vesveset e tij, pra nga pëshpëritjet e tij.

1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

114. NAS

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

1. KUL E’UDHU BIRABBIN-NAS
2. MELIKIN-NAS
3. ILAHIN-NAS
4. MIN SHERRIL-WESWASIL-HANNAS
5. EL-LEDHI JUWESWISU FI SUDURIN-NAS
6. MINEL-XHINNETI WEN-NAS

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

113. FELEK

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

1. KUL E’UDHU BIRABBIL-FELEK
2. MIN SHERRI MA HALEK
3. WE MIN SHERRI GASIKIN ‘IDHA WEKAB
4. WE MIN SHERRIN-NEFFATHATI FIL-’UKAD
5. WE MIN SHERRI HASIDIN ‘IDHA HASED

vete shejhul Islam Iben Tejmije u ka kerkuar njehere te pranishme t’I lexojne Kuran kur e moren mesysh.
– i kane thene qe e kendon ezanin keq, dhe ai filloi ta kendonte vertete keq: mesysh. Te lexoje suret Felek dhe Nas
2 ore ne dite.
– femije I pasjellshem me prindet: fryt I edukimit qe I kane dhene prindet, nuk e kane edukuar me besim ne Allah dhe
ne boten tjeter.
– e ze gjumi kur fillon te lexoje liber fetar: nese eshte tip i zgjuar, ka mesysh.
nje rast: nje vajze njesoj si ky djali; vajza dyshonte tek gjyshja, e cila i bente magji kesaj ngaqe ishte e zgjuar,
qe te barazohej me kusherirat e tjera.

per rastin ne fjale: sa me shume dua dhe Kuran, sidomos Felek dhe Nas;
– peshtyn shume dhe nuk ka shkak mjekesor: nuk mjafton nje shenje e vetme per te thene se eshte mesysh; mund te
perdore uje te kenduar dhe vaj te ullirit te kenduar, pasi ato jane edhe per semundjet e tjera fizike;
– koha e hixhames: dita e 17, 19, 21 e muajit henor – hadith i dobet por punohet me te; ose ne cdo kohe te vitit,
vetem nese eshte i ftohte i madh, por edhe ne kete rast nese e ka te nevojshme;
– Kuran per sherim ne shqip: lexon me shkronja latine Kuranin arabisht, duke ditur shqiptimin e shkronjave arabe;
nese e lexon perkthimin e gjuhes shqipe, ta beje me nijetin e duase dhe jo me nijetin se po lexon librin e Zotit.
te perpiqet te lexoje arabisht;

– probleme ne trup, pastaj lemsh ne stomak: mos e vrit mendjen nese eshte magji apo mesysh; cerek filxhani me vaj
ulliri, hidh mjalte te tretur, i lexon sa me shume Felek dhe Nas, pastaj lutesh o Allah me shero, dhe e pin, per nje
jave, nje here ne dite, esell;
– kur kruhet i behet trupi sikur do te dale gjak: mund te jete semundje lekure;
– cohet naten pa qellim: mund te jete semundje fizike, ose prekje, mesysh, magji; te lyhet me vaj te kenduar dhe
shihet cfare efekti ka;
– babai urinon shpesh, vete femija kur lexon Kuran i djegin gishtat: femija te shtoje leximin e Kuranit, dhe do t’i
largohet; babai ka semundje fizike, mund ta zieje shegen bashke me lekure, derisa te behet e verdhe, e pin cdo dite
pas akshamit dhe pas sabahut cdo dite nje filxhan;
– leximin e ujit dhe te vajit e ben cdokush;
– u eshte dhene selam: mund te jete xhin mysliman dhe u kthehet selami, pa patur frike;

Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse dhe përdoret si lutje më efikase ndaj të keqës si dhe recitimi i saj na forcon aurën tonë,duke na mundësuar të krijojmë një fushë antimagnetik një llojë antivirusi ndaj këtyre energjive negative që gjithnjë e sulmojnë njeriun.

Duke përsëritur këtë formë lutje çdo ditë sa më shpehshë sidomos në agim dhe në mbrëmje para se të flejmë e aktivizojmë ndërdijen tonë apo më mirë të themi e ngopim ndërdijen tonë me këtë llojë autosugjestioni dhe ky autosugjestion pastaj krijon forma efikas të mbrojtjes, duke e neutralizuar efektin negativ dhe duke ia pamundësuar depërtimin e tij në trurin tonë.

Sureja Felek 

Sureja Felek është sureja e 113-të, kurse sureja Nas, është e 114-ta dhe e fundit.

Transmeton Ukbe b. Amir el Xhuhenij r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sonte më janë zbritur ajete të cilat asnjëherë më parë nuk janë zbritur! Sureja Felek dhe surja Nas”.55

Nga Aisha r.a.h. se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë, kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem shkonte në shtratin e tij në mbrëmje, i bashkonte duart e tij dhe frynte në to, pastaj lexonte: Kul huvallahu Ehad, Felek dhe Nas, pastaj e prekte të gjithë trupin duke filluar prej koke, këtë e përsëriste tre herë”

Kaptina e shpallur nga Muhamedi s.a.u.s., është mësim për njerëzit që kërkojn mbështetjen e mbrojtjen e Zotit xh.sh. prej dëmit të çdo krijese, prej dëmit të njerëzve të prishur të cilët veprojnë nën mbrojtjen e errësirës së natës, prej dëmit të ziliqarit kur vepron sipas zilisë prej dëmit të mashtruesve si magjistarë e falltorë etjer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here