Home Edukim Një muaj paraburgim për Ikballe Hudutin

Një muaj paraburgim për Ikballe Hudutin

12 views
0
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditës Ikballe Berisha – Huduti, e cila dyshohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste

Përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore, bëhet e ditur se janë analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimut.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni 187 par. 1 nënpar.1.1, neni 187 par. 1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 si dhe neni 187 par.1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.3”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, theksohet se Huduti – Berisha përmes rrjetit social Facebooj ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social Facebook, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste. Po ashtu Gjykata ka konsideruar se ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet, ku në këtë mënyrë do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës”, theksohet në komunikatë. Ikballe Huduti – Berisha është arrestuar pasditen e 7 janarit,  pasi kishte dalë kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njëjta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së.

Kujtojmë se  Huduti-Berisha është një aktiviste e sektit shija e cila njihet edhe për aktivitete të dyshimta pas luftës në Kosovë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/nje-muaj-paraburgim-per-ikballe-hudutin/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here