Home Edukim Një britanike kapet me 100 mijë funte në Aeroportin “Adem Jashari”

Një britanike kapet me 100 mijë funte në Aeroportin “Adem Jashari”

10 views
0
SHARE

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 100 mijë funte.

Një shtetase e Mbretërisë së Bashkuar kishte fshehur një shumë prej rreth 100 mijë funte mirëpo, Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, e ka ndaluar të dyshuarën dhe më pas i ka konfiskuar paratë, shkruan lajmi.net.

Siç njofton dogana, shtetasja britanike kishte fshehur paratë në një pjesë të valixhes së saj dhe kjo u vërejt gjatë skanimit të valixhes.

Pas dyshimeve, pjesëtarët e doganës, shtetas britanike i kanë bërë kontrollë më të detajuar dhe më pas i janë konfiskuar paratë.

Paratë janë konfiskuar pasi që çdo shumë mbi 10 mijë euro duhet të lajmërohet në doganë në të kundërtën llogaritet si kontrabandë.

Njoftimi i plotë i Doganës së Kosovës pa ndërhyrje:

Kapen rreth 100.000 funta angleze

Prishtine 8 janar 2020, – oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100.000 mijë funta angleze në pike kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale.

Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara.

Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detalisht si dhe është vendosur nën kontroll.

Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi:

  • 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP
  • 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP
  • 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Totali 91080 GBP.

Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana ju bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro.

http://mesazhi.com/nje-britanike-kapet-me-100-mije-funte-ne-aeroportin-adem-jashari/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here