Home Edukim Nis operacioni i kërkimit pasi avioni zhduket nga radari në Uells

Nis operacioni i kërkimit pasi avioni zhduket nga radari në Uells

22 views
0
SHARE

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është nisur pas një përplasje të dyshuar pasditen e sotme të një avioni në brigjet e Uellsit Verior, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një avion i lehtë për herë të fundit është parë 2 milje në veri-perëndim të fshatit Penmon në Anglesey.

Një helikopter i rojes bregdetare dhe ekipet e shpëtimit nga zonat e afërta janë dërguar në vendngjarje pas raportimit se avioni ishte zhdukur pasdite.

Policia e Uellsit Verior konfirmoi se ka pranuar një raportim për përplasjen e dyshuar të avionit, por nuk dha detaje sa personin ishin në avion.

“Oficerët aktualisht po ndihmojnë rojet bregdetare dhe hetimet tona janë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e policisë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/nis-operacioni-i-kerkimit-pasi-avioni-zhduket-nga-radari-ne-uells/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here