Home Edukim Nicki Minaj nuk do të mbajë koncert në Arabinë Saudite, për arsye...

Nicki Minaj nuk do të mbajë koncert në Arabinë Saudite, për arsye se…

2 views
0
SHARE

Arabia Saudite kohëve të fundit po e shokon botën Islame me ndryshimin e saj. Disa që thonin që ajo të hapej me botën demokratike dhe të largohej nga konservatorizmi, e shohin të çuditshme hapjen e diskotekave dhe mbajtjen e koncerteve. Ndërsa të tjerët që duan një vend konservator me traditë të mirëfilltë Islame këtë e shohin të papranueshme.

Një ndër lajmet që u bë i madh ishte se këngëtarja Nicki Minaj do të perforomojë këto ditë në Arabinë Saudite. Por dje këngëtarja ka paralajmëruar anulimin e koncertit të saj atje. Arsye për shtyrjen e koncertit të saj për një datë tjetër është se ajo do të tregojë apo shfaq përkrahjen e saj për të drejtat e gruas dhe njerëzve LGBTQ.

Ajo këtë e ka thënë për Associated Press, se arsye e shtyrjes së koncertit të saj ishte marshi i saj për të drejtat e LGBTQ-së. Por shakatë kanë filluar me të madhe në mediat sociale pasi u tha se ajo kur do të këndojë, do të vesh “abaya”, veshje tradicionale arabe që mbulon tërë trupin.
Edhe tek ndjekësit shqiptar të zhvillimeve në botën arabe, lajmin e shkuarjes për koncert në Jeddah Festival të Minaj e kanë bërë të madhe, ndërsa anulimin e koncertit të saj nuk dëgjohet askund. Sidoqoftë, është jashtë rëndësisë për trevat shqiptare një lajm i tillë, nëse performon një këngëtare në Arabinë Saudite apo jo, ngase hallet e trevave shqiptarëve janë më me rëndësi për ne dhe duhet të kenë fokusin tonë për zgjidhjen e tyre. Ne lutemi për botën që të jetë një vend me vlera të mirëfillta morale dhe shoqërore, e të pakësohet e keqja dhe dëmshmja për shoqërinë./KohaIslame.com/

SHARE
Previous articleDjali i Presidentit Morsi: mrekullitë që pash gjatë varrimit të babait tim
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here