Home Këshilla Ngushëllohu me të përvuajturit

Ngushëllohu me të përvuajturit

0 views
0
SHARE

Një poet thotë: Lexo historinë se në të gjen këshillë. Ka humbur një popull që s’di të kaluarën e tij. “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën, e në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët” (Kur’an 11:120). Në tregimet e tyre (të dërguarve e të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes” (Kur’an 12:111) Umeri thotë: Kalojnë ditët e unë s’kam qëllim tjetër pos të kënaqem me atë që më është caktuar.” Pra, njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që i është caktuar qoftë ajo e mirë apo e hidhur për të. Siç kanë thënë disa besimtarë: “Nuk mërzitem të cili mjet udhëtues i kam hipur; në qoftë varfëri po duroj, dhe në qoftë pasuri Të falënderoj.” Ebu Dhuejb el-Hedheliut brenda një viti i vdiqën tetë fëmijë nga një sëmundje epidemike asokohëshe dhe ç’mund të bënte i gjori përveç se t’i dorëzohej caktimit të Allahut [xh.sh.] dhe të pajtohej me të! Në Kur’anin Fisnik thuhet: “Çfarëdo e keqe që ndodh, smund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut” (Kur’an 64:11).

Ibn Abbasi kur humbi të pamurit tha: Nëse Allahu merr nga unë dritën e syve të mi Drita përsëri mbetet në gjuhën dhe dëgjimin tim Zemra ime është shëndoshë dhe mendja imë është e plotë e gjuha ime është e mprehtë si shpata e luftëtarit Pra, Ibn Abbasi kënaqet me dhuntitë e tjera të shumta qe ka dhe nuk mërzitet nga humbja e paktë. Urve ibn Zubejri e theu njërën këmbë në ditën që i vdiq djali dhe për këtë tha: “O Zot, Ty të qofsha falë dhe Të falënderoj pa ndalë, nëse ke marrë nga unë diçka më kë dhënë më shumë, e nëse më sprovove me vdekjen e djalit, kjo sigurisht është në të mirën time. Ti më ke dhënë katër pjesë e më ke marrë vetëm njërën. Më dhe katër djem dhe më ke marrë vetëm njërin, falenderimi Të takon vetëm Ty.”

“Dhe për shkak se ata duruan i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi”
(Kur’an 76:12). Transmetohet se Imam Shafi’iu kur ngushëllonte të goditurit nga fatkeqësitë, thoshte: Lëri ditët të bëjnë ç’të duan Por pajtohu me caktimin e Tij kur të godet Nëse zbret caktimi i Zotit mbi një popull S’ka kush e ndalon: as toka as qielli. Sa herë jemi frikësuar nga vdekja e përsëri mbetëm të gjallë?! Sa herë kemi menduar se tani na erdhi fundi, por ja, akoma jetojmë dhe na është kthyer gjallërimi?! Sa herë ka ndodhur që na janë mbyllur rrugët e na është këputur litari i shpresës, por përsëri na erdhi rrugëdalja, ngadhënjimi dhe përgëzimi?!
“Thuaj: ‘All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje’” (Kur’an 6:64).

Sa herë na është errësuar rruga në këtë botë, na është ngushtuar vetja sa që jemi dëshpëruar pa masë, prapësëprapë mirësia e Allahut [xh.sh.] dhe asistenca e Tij na ka përqafuar. “Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush ta largojë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo send” (Kur’an 6:17). Pra, si ka mundësi të frikësohet nga të tjerët ai që di se çdo gjë qëndron në duar të Allahut Fuqiplotë? “E ju mos iu frikësoni atyre, por Mua, nëse jeni besimtarë” (Kur’an 3:175)
Allahut [xh.sh.] i takon fuqia absolute dhe denjësia për çdo gjë. Ai është Ndihmësi i besimtarëve. “Dhe se ushtria jonë do të jetë ngadhënjyesja” (Kur’an 37:173). “Ne patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në Ditën e prezantimit të dëshmive”
(Kur’an 40:51). Ibn Tejmijje thotë: Fjala: Nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut’ bart shumë gjëra të rënda, me të cilat kapërcehen shumë gardhe
e arrihen shumë nderime.” Pra, ti o rob i Allahut, përkujtoje këtë frazë, sepse është një thesar i Xhennetit dhe një shtyllë e fortë e rehatimit shpirtëror.

SHARE
Previous articleMos u dëshpro, gjithçka do të marrë fund
Next articleJe i pikëlluar thuaje këtë lutje
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here