Home Edukim Nexhla Mursi, 40 vite heshtje në jetën e vështirë

Nexhla Mursi, 40 vite heshtje në jetën e vështirë

0 views
0
SHARE

Nexhla Mursi, bashkëshortja e ish presidentit egjiptian, Muhammed Mursi i cili u largua nga detyra e tij me një grusht ushtarak më 3 korrik 2013 në Egjipt, në nëntor të vitit 1978 kur u martua me bashkëshortin e saj nuk ishte në dijeni se po ndërmerrte vendimin “më të trazuar dhe më të vështirë” në jetën e saj, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pas kthimit nga SHBA-të ku ajo kishte shkuar me qëllim që të arsimohet bashkë me bashkëshortin e saj, Nexhla Mursi e gjeti veten në mesin e problemeve dhe vështirësive politike me të cilat po ballafaqohej Egjipti.

Pavarësisht dashurisë së saj për t’u kthyer në atdhe, Mursi hyri në një periudhë të mbushur me probleme, sepse bashkëshorti i saj shpesh herë ishte përballur me paraburgime dhe arrestime për shkak të anëtarësimit të tij në “Organizatën e Vëllazërisë Muslimane” (Ihwan). Gjithashtu jetën e saj e bënë edhe më të vështirë arrestimet e fëmijëve për shkak se ishin kundër regjimit të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak në vitet 1990.

Ndoshta zonja Mursi nuk ishte në dijeni se si do të prekej ajo nga ngjarjet që u zhvilluan në Egjipt me përhapjen e trazirave të “Pranverës Arabe”, të cilat filluan në Tunizi më 2011. Me shumë mundësi ajo as nuk e kishte imagjinuar se bashkëshorti i saj do të luante rolin kryesor në sistemin e ri pas ndryshimit të pritur të regjimit që erdhi me kryengritjet e mëdha.

Në procesin që filloi bashkë me kandidimin e Muhammed Mursit në zgjedhjet presidenciale, Nexhla Mursi qëndroi gjithmonë pranë bashkëshortit të saj, duke mos e lënë atë vetëm në takimet dhe fushatat zgjedhore.

Nexhla, e cila dëshironte të qëndronte larg mediave në pozicionin e Zonjës së Parë që i takoi pasi bashkëshorti i saj u bë president pas zgjedhjeve demokratike në Egjipt, ajo vazhdoi jetën e saj më shumë si një nënë modeste.

– Ajo mund ta shihte bashkëshortin vetëm dy herë në 5 vite

Nexhla Mursi vazhdoi të mbështeste bashkëshortin edhe gjatë grushtit ushtarak në vitin 2013, që rezultoi me një shtypje të përgjakshme të protestave paqësore dhe të konfiskimit të qeverisë nga ushtria.

Pas largimit nga detyra, Nexhla vazhdoi t’i jepte mbështetje bashkëshortit të saj, i cili fillimisht u ndalua ndërsa më pas u dërgua në një vend të panjohur dhe u arrestua. Ai u dënua me burgim ku gjatë një periudhe 5 vjeçare, Nexhla ka mundur ta shohë vetëm dy herë bashkëshortin e saj.

Nexhla, e cila refuzoi akuzat kundër bashkëshortit të saj në proceset e vështira gjyqësore që pasuan pas grushtit të shtetit, ishte gjithmonë në mbështetje të bashkëshortit dhe duke e inkurajuar atë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ajo zakonisht ndaj akuzave dhe njollosjeve të bëra nga mbështetësit e regjimit aktual u është përgjigjur nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, por në shumicën e rasteve ajo ka preferuar të qëndrojë e heshtur.

– Mesazhi që i ka shkruar Mursit: “Do të kthehesh tek ne”

Nexhla Mursi, pas arrestimit krahas bashkëshortit dhe fëmijëve Muhammed dhe Usame ajo nuk ka dhënë asnjë mendim.

Duke mos patur mundësi që t’u përgjigjet akuzave kundër bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, Nexhla iu përkushtua nipërve të cilët erdhën në jetë në të njëjtën periudhë dhe të cilët që të dy u emëruan Mohammed Mursi.

Sigurisht gjatë kësaj kohe ajo herë pas herë ka bërë të ditur se asnjëherë nuk i ka humbur shpresat. Shembulli më i qartë i kësaj është mesazhi që i shkroi në muajin gusht bashkëshortit në ditëlindjen e tij.

Në postimin e saj në ditën e lindjes së bashkëshortit, Nexhla ka thënë: “Javë, muaj dhe vite të lumtura. Uroj që çdo orë, minutë dhe sekondë t’i kalosh në lumturi dhe në shëndet të plotë. Allahu është dëshmitar që për mua ke qenë një bashkëshort dhe mësues i mirë”.

“Allahu të bëftë të dashur, të fortë dhe të fuqishëm. Uroj që ai të zgjidh burgosjen tënde. Betohem në Allahun që na mungon shumë. Por, me urtësinë e lartësuar të Allahut nuk ke qenë larg nga ne, sepse ke qenë gjithmonë me ne dhe pranë nesh. Unë jam e sigurtë se urtësia e lartësuar e Allahut do t’iu kthejë tek ne së shpejti”, ka thënë ndër të tjera Nexhla në postimet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here