Home LifeStyle Nënat e rrepta kanë fëmijë më të suksesshëm

Nënat e rrepta kanë fëmijë më të suksesshëm

19
0
SHARE

Shpërndaje në Facebook

Tweet në Twitter

A ishin prindërit tuaj të rreptë me ju ndërkohë që ju rriteshit? A ju urdheronin të pastronit dhomën tuaj, të bëni detyrat dhe të fokusoheni në të ardhmen tuaj çdo ditë? Shumë prej nesh janë rritur në familje me nënat strikte që herë pas here e kanë bërë jetën tonë një ferr të gjallë.

Vuajtja e vazhdueshme dhe përpjekja për të qëndruar “mbi kokën tuaj” ishte me siguri e vështirë, por sipas një eksperti, nënat e rrepta zakonisht kanë fëmijë më të suksesshëm. Pra, edhe nëse atëherë keni vuajtur shumë, do të përfundoni duke falënderuar nënën tuaj për mënyrën se si ju ka trajtuar.

Erica Rascon, një profesoreshë nga Universiteti i Essex ka kryer një studim që tregoi se nënat e rrepta kanë fëmijë të suksesshëm dhe se njerëzit e suksesshëm kishin nënat shumë kërkuese. Hulumtimi ka analizuar anketat e më shumë se 15 000 fëmijëve të moshës 13-14 vjeçare midis viteve 2004 dhe 2010.

Fëmijët, nënat e të cilëve kishin kerkesa të mëdha, janë shumë më të pavarur dhe më të sigurt në vetëvete.

Fëmijët që kishin nënat kërkuese kishin gjithashtu më shumë gjasa të përfundonin kolegjin dhe të kishin një punë të mirë. Kjo mund të tingëllojë si joreale, por nënat e rrepta kanë fëmijë më të suksesshëm. Shumica e fëmijëve e konsiderojnë nënën e rreptë armikun më të madh që ata kanë ndërsa janë të vegjël, por ne ju sigurojmë se vendosmëria e saj do t’ju ndihmojë më vonë në jetë. Ju do të vlerësoni të gjitha përpjekjet që ka bërë për t’ju rritur, dhe do të përpiqeni të adoptoni të njëjtën qasje për fëmijët tuaj.

SHPËRNDAJE

Facebook

Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here